LAJMI I FUNDIT:

Sulmoi nënën, paraburgim për të dyshuarin

Sulmoi nënën, paraburgim për të dyshuarin
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për masën e paraburgimit, në Gjykatën Themelore  në Gjakovë, kundër të pandehurit I.J., për shkak të dyshimit të bazuar se kishte përdorur forcën duke e sulmuar nënën e tij J.J., në lokalin e saj. Me këtë ka kryer veprën penale, sulm nga neni 187.1 të KPRK-së.

“I njëjti me datë e vend të njëjtë, me dashje ka dëmtuar pasurinë e nënës së tij, tani të dëmtuarën J.J.,e cila është edhe pronare në  atë lokal ku ka ndodhur rasti. Ai kishte arritur të thyente xhamin e frigoriferit dhe të thyente karriget e lokalit .Me këtë ka kryer veprën penale, asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë nga neni 333 par.1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin për media.

Prokurori i rastit  ndaj të pandehurit I.J.,ka kërkuar  masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Instituti PREVENT publikon raportin

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
Kalo në kategori