Sulmohet me thikë një i mitur në Prishtinë, arrestohet bashkëmoshatari i tij

Një i mitur ka raportuar se është sulmuar me thikë nga disa persona të tjerë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 20.09.2023 në rrugën “Ibrahim Lutfiu”, në Prishtinë.
Tutje në raport bëhet e ditur se pas disa veprimeve hetimore është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar (i mitur).
“Viktima mashkull kosovari ,i mitur ka raportuar se është sulmuar me thikë nga disa të dyshuar. Pas disa veprimeve hetimore është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar mashkull kosovari mitur”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
23/09/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































