Sulmohet seksualisht një vajzë në Gjakovë, rasti po hetohet
Një person ka deklaruar se vajza e tij është sulmuar seksualisht nga një person i panjohur në rrugë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më datë 26.12.2023 rreth orës 17:50, në Gjakovë.
Po ashtu bëhet e ditur se nuk raportohet për të arrestuar.
“Më 05.01.2024 është paraqitur në stacion policor ankuesi mashkull kosovar dhe i njëjti ka deklaruar se vajza e tij është sulmuar seksualisht nga një person i panjohur në rrugë. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport.
Ndërkaq, rasti është në hetime. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























