Një person ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar fizikisht nga një person.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 09:55, në Vushtrri.


Tutje bëhet e ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/