LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet dhe grabitet 66 vjeçari nga Kumanova

Sulmohet dhe grabitet 66 vjeçari nga Kumanova

Persona të maskuar kanë sulmuar dhe grabitur një 66 vjeçar, banorë të fshatit Hotël të Kumanovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njofton MBP-ja, mbrëmë në orën 20:50, në Hotël, tre persona deri tani të panjohur, janë futur në shtëpinë e T.S (66), e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë marrë 300 franga zvicerane, 150 euro, 14000 denarë dhe një armë të cilën i lënduari e ka poseduar me leje, si dhe telefona mobil të llojit “Samsung” dhe “iPhone”.

Hetim në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipi i SPB-së në Kumanovë, dhe po ndërmerren gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/