LAJMI I FUNDIT:

Sulmi terrorist në Banjskë, Kryeziu: Qëllimi ka qenë të shpejtohet krijimi i Asociacionit

Sulmi terrorist në Banjskë, Kryeziu: Qëllimi ka qenë të shpejtohet krijimi i Asociacionit

“Çdo veprim terrorist ka karakter politik dhe qëllimi i këtij sulmi ka qenë që të shpejtohet krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, kështu ka deklaruar ish-gjyqtari, Kadri Kryeziu në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë

“Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator kishte objektiv politik ndërsa realizim ushtarak”.

Kështu vlerëson ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu.


Në RTV Dukagjini, Kryeziu ka thënë se çdo veprim terrorist ka karakter politik dhe se qëllimi i këtij sulmi sipas tij ka qenë që të shpejtohet krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Objektivi ka qenë politik, realizimi ushtarak, çdo veprim terrorist ka karakter politik. Qëllimi i tyre ka qenë të shpejtohet krijimi i Asociacionit”, ka thënë Kryeziu.

Në anën tjetër edhe eksperti i sigurisë, Fatmir Çollaku ka thënë se në bazë të informacioneve tashmë rezulton konkludimi se ky sulm terrorist ka qenë një “plan i hartuar mirë, me grup të mirë, me terren të mirë”.

Siç thotë ai, çdo gjë ka qenë e mirëmenduar dhe në harmoni me një udhëheqje nga një strukturë e organizuar.

“Arsenali i armatimit të grupit terrorist ishin për 150 persona”, ka thënë Çollaku.

Ndryshe, një muaj pas këtij sulmi terrorist, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se sulmin e ka kryer Klani i Novi Sadit, i udhëhequr nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq.

Atë ditë, grupe të armatosura sulmuan policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, duke vrarë rreshterin policor, Afrim Bunjaku e duke plagosur një tjetër.

Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues të nacionalitetit serb.

Në ditën e sulmit, u arrestuan disa sulmues të grupit terrorist, por shumica prej mbi 80 sish ikën nga vendi i ngjarjes.

Gjatë një muaji hetime e bastisje, institucionet e Kosovës konfiskuan sasi të mëdha armatimi – nga granatahedhësit deri tek eksplozivët.

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Kalo në kategori