Një sulmues ka plagosur një mësues dhe tre anëtarë të tjerë të stafit në një shkollë në kryeqytetin norvegjez, Oslo, tha policia.

Siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, sulmuesi u arrestua dhe motivi nuk ishte menjëherë i qartë.


Katër viktimat, të gjithë të punësuar në shkollën Brynseng në lindje të qytetit, u dërguan në spital me lëndime të lehta.

Sven Christian Lie, i departamentit të policisë së Oslos, tha se një hetim ishte nisur dhe oficerët po flisnin me dëshmitarët.

Policia u thirrën fillimisht para orës 9 paradite duke raportuar për një incident të vazhdueshëm me një student duke kërcënuar një mësues me një thikë. /Telegrafi/