LAJMI I FUNDIT:

Sulm terrorist në Mali: Militantët e Al-Qaedës vranë të paktën 64 persona

Sulm terrorist në Mali: Militantët e Al-Qaedës vranë të paktën 64 persona

Militantët e Al-Qaedës sulmuan një varkë në verilindje të Malit, duke vrarë të paktën 49 civilë, njoftoi qeveria e përkohshme e vendit. Ata dyshohet se sulmuan edhe një kamp ushtarak, duke vrarë 15 ushtarë, ndërsa rreth 50 militantë vdiqën në këtë sulm.

Qeveria shpalli tre ditë zie kombëtare, raporton mediumi aljazeera.

Kërcënimi islamik po rritet pavarësisht pretendimeve ushtarake se mercenarët rus të Wagnerit po e kthejnë valën e fushatës së tyre.


Qyteti verior i Timbuktu ka qenë nën bllokadë që nga fundi i muajit të kaluar dhe kohët e fundit ka pasur disa sulme të tjera në transport.

Militantët thuhet se sulmuan anijen teksa po udhëtonte poshtë lumit Niger nga qyteti i Gao në Mopti. Ata gjithashtu sulmuan një kamp ushtarak në Bourem Circle në rajonin Gao.

Qeveria e përkohshme udhëhiqet nga koloneli Assimi Goita

Operatori i anijes, Comanav, tha për mediat se anija u godit nga të paktën tre raketa të drejtuara në motorët e saj.

Anija u bllokua në lumë dhe ushtria u zhvendos për të evakuuar pasagjerët, tha një zyrtar i Comanav në kushte anonimiteti.

Mali është qeverisur nga junta ushtarake që nga viti 2020. Kishte mbështetje dërrmuese popullore për juntën kur ajo mori pushtetin pas protestave masive kundër presidentit të atëhershëm, Ibrahim Boubacar Keita. Njerëzit ishin të zemëruar për shkak të pasigurisë ekonomike, zgjedhjeve të kontestuara dhe pasigurisë së madhe të jetës.

Megjithatë, të dhënat sugjerojnë se qeveria ushtarake e Malit ka bërë pak përparim në luftën kundër islamistëve që kontrollojnë pjesë të vendit.

Një kryengritje e lidhur me Al-Qaedën dhe Shtetin Islamik zuri rrënjë në Malin verior në vitin 2012. Militantët islamikë që atëherë janë përhapur në të gjithë rajonin e Sahelit në vendet bregdetare të Afrikës Perëndimore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Evropa
Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Evropa
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Bosnja
Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Evropa
Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Amerika
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Kalo në kategori