LAJMI I FUNDIT:

Sulm i ri ndaj anëtares së “E majta”

Sulm i ri ndaj anëtares së “E majta”

Mbrëmë rreth orës 1 pas mesnate në Manastir, dy persona të maskuar e kanë sulmuar “shoqen” Ivana Atanasovska, anëtare e Komitetit qendror të “E majta”, kur ka qenë duke u kthyer në shtëpinë e saj, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Personat e maskuar i kanë bërtitur “E majta – nuk ka drejtësi nuk ka qetësi” dhe “Bëj kujdes”, informojnë nga “E majta” në profilin e tyre të Facebook.

„Për fat të mirë, në rrugicën ku ka lëvizur janë shfaqur automjete, me se sulmuesit menjëherë kanë ikur dhe Ivana ia ka dalë të shpëtojë nga sulmi pa lëndime”, kanë shkruar ata.


Meqë ky tashmë është sulmi i dytë i këtij lloji për një kohë të shkurtë, ne si “E majtë” duhet ti theksojmë disa gjëra:

“E para, kërcënimet që janë dërguar nga njerëz me maska, në orët e vona të natës në pritë, nuk do të na frikësojnë që të veprojmë politikisht. I ftojmë frikacakët të shfaqen publikisht, e jo të fshehën, të vijnë në grupe dhe të sulmojnë individë nga prita.

E dyta, dhuna qyqare dhe lejimi i saj është rezultat i gjyqësisë, prokurorisë dhe policisë së rregullt jo efikase. Mbetet të shohim nëse në këtë rast do të funksionojë ose do të vazhdojë drejtësia e përzgjedhur dhe e anshme!

E treta, kjo është diçka që përsëritet dhe ka tendencë që të vazhdojë me temp edhe më të forcuar në të ardhmen“, thonë nga “E Maja”./Telegrafi/