LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy persona, tentuan të ikin gjatë arrestimit

Arrestohen dy persona, tentuan të ikin gjatë arrestimit
Foto: Arkiv

Një zyrtar policor ka pësuar lëndime, derisa ishte duke arrestuar dy persona, të cilët kanë tentuar që të ikin.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 12:31 në autostradën Prishtinë-Podujevë.

Siç thuhet në raport, me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.


“Derisa një njësi policore ka qenë duke bërë verifikimin e dokumenteve të dy personave të dyshuar, të njëjtit kanë tentuar që të ikin, por njësia policore gjatë arrestimit të tyre ka hasur në rezistencë ku si pasojë një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport të Policisë. /Telegrafi/