LAJMI I FUNDIT:

Sulm dhe kërcënim ndaj grave, arrestohen dy persona

Sulm dhe kërcënim ndaj grave, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit, pasi në mënyra të ndryshme kanë kërcënuar bashkëshortet e tyre.

Në Graqanicë, është arrestuar i dyshuari i komunitetit serb, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje përmes telefonit ka kanosur gruan e tij serbe.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


Kurse, në Prizren, është arrestuar i dyshuari shqiptar, pasi që i njëjti ka kanosur dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.