Gara e katërt malore e Kampionatit të Kosovës në automobilizëm, e zhvilluar të dielën në Brezovicë ka kaluar në mënyrën më të mirë të mundshme. Garuesit me shumë sukses e përballuan shtegun prej 7.7 kilometrash (më i gjati në Kampionatin e Kosovës) si dhe temperaturën shumë të lartë që mbretëroi gjatë tërë ditës.
Përparim Dushi i Prishtina RT me veturën e tij, Honda Civic, ishte më i miri në këtë garë me kohën 4:46.982 minuta. Dushi megjithëse garon në kategorinë e dytë e pati kohën më të mirë të shtegut, ndërsa fitoret në kategorinë përkatëse tashmë janë shndërruar në rutinë.
“I tërë ky sukses është rezultat i investimeve të mëdha që i kam bërë në veturë. Auto Servis ‘Vali’ dhe Ernest Gjinovci po ashtu kanë merita të mëdha për rezultatet që po i arrij, për të cilat sigurisht që duhet edhe punë, guxim dhe përqendrim i madh”, është shprehur Dushi.
Kategoria e parë sërish u ka takuar garuesve nga Auto Klubi Prizreni D&G. Bekim Kovaçi, Kreshnik Mariqi dhe Afrim Sipahi dolën më të suksesshmit këtë kategori.
Prizrenasit (Alban Berisha e Erdin Gashi) i rrëmbyen dy pozitat e para në kategorinë e dytë, ndërsa pas tyre u rendit Besnik Çitaku.
Në kategorinë më atraktive, atë të pestën, kësaj radhe triumfoi Gentian Kulla i DDA-së (Auto Klub nga Shqipëria), derisa pas tij u renditën Liridon Kalenderi e Naim Dashaj.
Bardhyl Canolli doli i pari në kategorinë e gjashtë, duke lënë pas vetes Xhemshit Hasanin e Faton Ramën.
Në plasmanin e përgjithshëm kohën më të mirë e pati Përparim Dushi (4:46.982), i dyti ishte Arbnor Musliu (4:49.413), ndërsa një vend në podium e siguroi edhe Bardhyl Canolli me kohën 4:51.629.
Në konkurrencën e parë, pozita e parë i takoi Prizrenit D&G, e dyta u rendit Prishtina RT, ndërsa e treta Prishtina RCP.
Rezultatet:
Kategoria e parë:
- Bekim Kovaçi (Yugo – Prizreni D&G) 5:15.274
- Kreshnik Mariqi (Opel – Prizreni D&G) + 09.666
- Afrim Sipahi (Yugo – Prizreni D&G) +52.062
Kategoria e dytë:
- Alban Berisha (Suzuki – Prizreni D&G) 5:13.210
- Erdin Gashi (Suzuki – Prizreni D&G) +35.628
- Besnik Çitaku (Opel – Prishtina RCP) +03:08. 615
Kategoria e tretë:
- Përparim Dushi (Honda – Prishtina RT) 4:46.92
- Bujar Gola (Yugo – Gjakova 137) + 09.763
- Gramos Mehmeti (Polo – Prishtina RT) +09.767
Kategoria e katërt:
- Arbnor Musliu (Opel – Prishtina RCP) 4:49.413
- Enis Murati (Renault – Prishtina RT) + 41.397
Kategoria e pestë:
- Gentian Kulla(Honda – DDA) 4:53.330
- Liridon Kalenderi (Golf – Prizreni D&G) + 16.580
- Naim Dashaj (Golf – Prishtina RT) +22.414
Kategoria e gjashtë:
- Bardhyl Canolli (BMW – Prishtina RT) 5:51.629
- Xhemshit Hasani (Opel – Prishtina RCP) +08.058
- Faton Rama (Peugeot – Prishtina RT) +20.622
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si u krijua logoja e Mercedesit?

Gjermanët vazhdojnë të hezitojnë të kalojnë në automjete elektrike – zbulohen arsyet kryesore

Audi do të fokusohet tek luksi - çmimet do të rriten ndjeshëm

Radari për matjen e shpejtësisë u solli miliona, zyrtarët e qytetit gjerman thonë se do t’i investojnë në shkolla dhe pishina
Bentley nxori në shitje një model të ri të "biçikletave" që shndërrohet në gjashtë forma të ndryshme
Franca mund ta subvencionojë me miliarda euro fabrikën e baterive Prologium

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës