LAJMI I FUNDIT:

Sukses i madh i Istogut, kualifikohet në raundin e tretë të Kupës Evropiane

Sukses i madh i Istogut, kualifikohet në raundin e tretë të Kupës Evropiane

Kampioni i Kosovës në hendboll, Istogu, është kualifikuar në raundin e tretë të Kupës Evropiane (EHF European Cup).

Në raundin e dytë, Istogu fitoi bindshëm të dy ndeshjet ndaj skuadrës greke, Pylaia Thessaloniki. Pas fitores 33:25 të shtunën, istogaset të dielën fituan me rezultat 35:27.

Të dy ndeshjet janë zhvilluar në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Me marrëveshje mes dy klubeve, ndeshjet u zhvilluan në Kosovë, përkatësisht në Pejë.


Istogu për herë të tetë po paraqitet në gara evropiane dhe për herë të katërt kaloi kundërshtar evropian. Tani shpreson ta kalojë edhe raundin e tretë të Kupës Evropiane.

Në ndeshjen e së dielës, istogaset dominuan nga fillimi e deri në fund.

Pjesa e parë përfundoi 19:12 për Istogun, që në pjesën e dytë vetëm konfirmoi fitoren e thellë dhe kualifikimin në raundin e tretë të Kupës Evropiane.

Astou Ndiaye e Lana Paviçeviq shkëlqyen tek Istogu duke i realizuar nga 11 gola. Catarina Sucacuexe e Nihed Limem i shënuan nga katër, ndërsa tri gola i realizoi Arlinda Dinarica. Kontribut në suksesin e madh dhanë edhe lojtaret tjera.

Tani Istogu e pret shortin për ta mësuar kundërshtarin e radhës.

Në trend Sport

Më shumë
Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Boks
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Pique dëshiron që ndeshjet të mos përfundojnë 0-0, del me një ide revolucionare

Pique dëshiron që ndeshjet të mos përfundojnë 0-0, del me një ide revolucionare

Ndërkombëtare
Man City zbulon nënshkrimin e madh, Guardiola do të ketë më shumë opsione për pjesën tjetër të sezonit

Man City zbulon nënshkrimin e madh, Guardiola do të ketë më shumë opsione për pjesën tjetër të sezonit

Premier League
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar tenderët për stadiumin në Pejë, Gjilan e Mitrovicë

MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar tenderët për stadiumin në Pejë, Gjilan e Mitrovicë

Sport vendor
Kalo në kategori