LAJMI I FUNDIT:

Suhareka ‘rrëmben’ pikët e plota në udhëtim ndaj Ferizajt

Suhareka ‘rrëmben’ pikët e plota në udhëtim ndaj Ferizajt
Foto: Arkiv

Suhareka ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në udhëtim ndaj Ferizajt ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e pestë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ndeshja nisi me një ritëm të ngadaltë me të dyja ekipet që po prisnin ndonjë gabim eventual të njëra-tjetrës për të sulmuar.

Goli i fitores në këtë takim për suharekasit u shënua në minutën e 29-të ku autor i golit ishte Liridon Fetahaj.


Fetahaj pranoi një top të mirë nga Adem Maliqi për të shënuar për rezultatin 1-0 që në fund doli të ishte epilogu përfundimtar i këtij takimi.

Vendasit nuk arritën që të krijojnë shumë në këtë takim përveç një rasti me Albion Kurtajn i cili në minutën e 56-të e detyroi portierin mysafir Ozdogan që të intervenojë.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Suharekën pas atyre ndaj Dukagjinit dhe Gjilanit, ndërsa kujtojmë se kanë një ndeshje më pak të luajtur ndaj Dritës.

Me këtë fitore Suhareka shkon në kuotën e dhjetë pikëve të grumbulluara dhe renditet në vendin e dytë në tabelë ndërsa Ferizaj mbetet në pozitën e shtatë me katër pikë./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të

Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të

La Liga
Paraqitje e jashtëzakonshme e Aro Muric ndaj Brightonit – shpallet lojtar i ndeshjes

Paraqitje e jashtëzakonshme e Aro Muric ndaj Brightonit – shpallet lojtar i ndeshjes

Premier League
Zinedine Zidane nuk hezitoi të përmend dy kundërshtarët më të vështirë në karrierën e tij

Zinedine Zidane nuk hezitoi të përmend dy kundërshtarët më të vështirë në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Fituan derbin, Gattuso shpërblen futbollistët e tij me Iphone 16

Fituan derbin, Gattuso shpërblen futbollistët e tij me Iphone 16

Ligat tjera
Ka munguar një kohë të gjatë, zbulohet data e rikthimit të De Jong në fushë

Ka munguar një kohë të gjatë, zbulohet data e rikthimit të De Jong në fushë

La Liga
Faruk Statovci zbulon pengun më të madh në karrierën e tij si lojtar

Faruk Statovci zbulon pengun më të madh në karrierën e tij si lojtar

Superliga
Kalo në kategori