LAJMI I FUNDIT:

Sugareski: Ndërprerja e linjës hekurudhore Beograd – Selanik është për shkak mospasjes së leverdisë ekonomike

Sugareski: Ndërprerja e linjës hekurudhore Beograd – Selanik është për shkak mospasjes së leverdisë ekonomike

Ndërprerja e linjës hekurudhore ndërkombëtare Beograd – Selanik është bërë për shkak të mospasjes së leverdisë ekonomike për mirëmbajtjen e saj, tha sot Ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski.

Ai ceku se Maqedonia është vetëm vend transit, ndërsa për ndërprerjen e linjës kanë vendosur Serbia dhe Greqia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjatë muajve të kaluar kishim takime me përfaqësues të Qeverisë së Serbisë dhe që nga prilli na është thënë se me siguri linja do të ndërpritet nga 1 tetori, për shkak që bëhet fjalë për mospasje të leverdisë ekonomike për Serbisë. Maqedonia është shtet transit dhe bëhet fjalë për politikë afariste të autoriteteve hekurudhore të Serbisë dhe Greqisë. Megjithatë, në periudhën e ardhshme do të bëjmë gjithkça që mundemi që të gjejmë mënyra alternative se si linja të vazhdohet”, deklaroi Sugareski, përcjell Telegrafi Maqedoni.


I pyetur për urën hekurudhor në Stobi e cila para disa ditëve u shemb dhe nëse janë bërë llogaritje se sa do të shkojë riparimi i saj, ministri Sugareski tha se për momentin nuk janë bërë llogaritje dhe se sipas informacioneve që posedon ai, në 15 deri 20 ditët e ardhshme do të riparohet ura./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori