LAJMI I FUNDIT:

Sugareski: Ministria e Transportit ka realizim të shkëlqyer të investimeve kapitale

Sugareski: Ministria e Transportit ka realizim të shkëlqyer të investimeve kapitale

“Në lidhje me investimet kapitale dikasteri Transportit ka realizim të shkëlqyer. Në pjesën e gazifikimit janë realizuar 71 për qind të investimeve të planifikuara, në pjesën e infrastrukturës rrugore janë realizuar rreth 50 për qind të investimeve të planifikuara, në ndërtimin e banesave sociale vërejmë realizim 100 për qind, punojmë në rreth njëzet projekte në ndërtimin e ujësjellësve dhe kanalizimeve në vlerë prej rreth 10 milionë euro, ndërtimi i hekurudhës drejtë Bullgarisë është përforcuar dhe presim që pjesa nga Kumanova deri në Bellakoc vitin e ardhshëm të përfundojë”.

Këtë e theksoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski gjatë ekspertizës së sotme në rahabilitimin e rrugës rajonale Draçevë-Oreshan-Taor. Ai paralajmëroi se ofensiva ndërtuese vazhdon edhe në periudhën e ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Po punohet me temp të përforcuar përgjatë gjithë shtetit, deri në fund të këtij muaji përfundojmë me rekonstruimin e tri rrugëve rajonale, ndërsa deri në fund të shtatorit do të përfundojmë me rehabilitimin edhe të 13 akseve rrugore ose me gjatësi të përgjithshme prej rreth 150 kilometrave. Përmirësimi i gjendjes së rrugëve është me rëndësi të veçantë edhe për qytetarët edhe për kompanitë, për këtë me NP për rrugë shtetërore maksimalisht jemi të përkushtuar në realizimin e asaj që e premtuam edhe gjatë dy muajve të ardhshëm do të fillojmë me rehabilitimin e dhjetëra drejtimeve rajonale rrugore”, deklaroi Sugareski.


Siç njoftojnë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjes, rruga rajonale Draçevë-Oreshan-Taor, rehabilitohet në gjatësi prej nëntë kilometrave, ndërsa vlera e investimit është 1,7 milionë euro. Punët ndërtimore realizohen me dinamikë të përshpejtuar dhe pritet që deri në fund të muajit shtator kjo rrugë të përfundojë.

Në këtë pjesë të Shkupit në korrik përfundoi edhe rehabilitimi i rrugës nga Draçeva deri në Jurumleri, në gjatësi prej 4 kilometrave dhe në vlerë prej gati një milionë euro.

Drejtori i NP për rrugë shtetërore, Zoran Kitanov theksoi se deri në fund të shtatorit sipas Marrëveshjes Kornizë përmes NP për rrugë shtetërore përfundohen 140 kilometra rrugë, përmes NP Rrugët e Maqedonisë rreth 90 kilometra, me mjete të Bankës Botërore 120 kilometra, ndërsa me mjete të siguruara përmes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim përfundohen 113 kilometra rrugë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Kalo në kategori