E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian. Maqedonia e Veriut ka mbështetje në procesin e mëtutjeshëm të eurointegrimeve, porositi Ami Larson Xhejn ambasadore e Suedisë, e cila është kryesuese aktuale me BE-në, në fjalimin në seancën e sotme qeveritare, në të cilën mori pjesë si e ftuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Ajo në shqyrtimin e prioriteteve dhe çështjeve aktuale të kryesimit suedez me Këshillin e Bashkimit Evropian, ka theksuar se kryesimi suedez është përkushtuar seriozisht në procesin e eurointegrimeve, për të cilin, siç tha ajo, “situata gjeopolitike solli urgjencë të re”.
“Maqedonia e Veriut u tregua e përgatitur mirë dhe shumë profesionale në procesin e skriningut, vlerësoi ambasadorja Larson Xhain dhe përcolli mbështetjen për procesin e mëtutjeshëm të integrimeve evropiane të vendit tonë.
Ambasadorja Larson Xhain theksoi se vlerësohet përputhshmëria e politikës së jashtme dhe sigurisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut me politikat e BE-së, në kontestin aktual gjeopolitik.
Në fjalim, ambasadorja Larson Xhain ka diskutuar edhe për prioritetet e kryesimit suedeze – sigurinë, konkurrencën, energjinë e gjelbër dhe tranzicionin energjetik, si dhe ruajtjen e vlerave demokratike dhe ballafaqimin me krimin dhe korrupsionin.
Kryeministri Kovaçevski shprehu mirënjohjen për faktin që kryesimi suedez në programin e saj e ka përfshirë dhe përkrah promovimin e procesit eurointegrues me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ka theksuar se prioritetet e kryesimit suedeze, paqja dhe siguria, konsolidimi i vlerave demokratike dhe sundimi i ligjit janë përcaktime themelore edhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Kemi një përbërje të rifreskuar të Qeverisë me shumë detyrime që lidhen me procesin reformues evropian. Shumica e re në Kuvend si dhe përbërja e re e Qeverisë janë formuar pikërisht me atë qëllim, përpjekje të përshpejtohet përmbushja e detyrave eurointegruese dhe të kontribuohet drejt përfundimit të suksesshëm të procesit të skriningut dhe pas vitesh pritje, kalim në fazën tjetër cilësore – hapja e klasterit të parë përkushtuar Vlerave Themelore”, tha kryeministri Kovaçevski.
Kryetari i Qeverisë, Kovaçevski, theksoi se situata e re gjeopolitike, ende më shumë e shpreh faktin, se vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e patjetërsueshme e kontinentit dhe me rëndësi themelore për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe prosperitetit evropian.
“Prandaj, shpresoj se kryesimi suedez, së bashku me kryesimin e ardhshëm spanjoll me BE-në në vitin 2023, do të vendosin një shteg të qartë për zgjerimet e ardhshme të Unionit, pasi të plotësohen kushtet”, theksoi kryeministri Kovaçevski.
Kryetari i Qeverisë, e përshëndeti fokusin dhe unitetin e arritur në Bashkimin Evropian, pa precedent, në lidhje me reagimin ndaj agresionit ushtarak rus të Ukrainës.
“Maqedonia e Veriut, në suaza të mundësive të saj, tashmë në mënyrë aktive e mbështet fokusin e kryesimit suedez drejt mbështetjes më të madhe për Ukrainën, si dhe në përparimin e rrugës së tyre eurointegruese, pas marrjes së statusit të kandidatit”, njoftoi kryeministri Kovaçevski.
Në seancë debatuan edhe zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Zëvendëskryeministri Mariçiq e theksoi vlerën e mbajtjes së perspektivës evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor.
“Prioriteti ynë është të ruajmë vazhdimësinë e rrugës evropiane gjatë kryesimit suedez dhe mendojmë se është koha që kjo lëvizje të marrë vrull më të madh”, tha Mariçiq i cili theksoi se Suedia është mik i madh i Maqedonisë së Veriut, që tregohet edhe përmes mbështetjes së BE-së edhe në marrëdhëniet dypalëshe.
Ministri Osmani shprehu mirënjohjen e tij që kryesimi suedeze me BE-në, në fokus të programit ka dhe integrimin e vendeve nga Ballkani Perëndimor, duke konfirmuar se e ardhmja e vendeve është në BE, që është veçanërisht e rëndësishme në momentin e përhershëm gjeopolitik”, qëndron në kumtesën nga seanca e 134-të e Qeverisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit