Nënkampionia e botës, Suedia, nuk ka lejuar befasi në ndeshjen e luajtur të martën ndaj Malit të Zi.

Suedezët kanë fituar me rezultat 27-24 në takimin në Lund. Takimi i takoi xhiros së katërt të grupit të tetë të fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2022”.


Në këtë grup janë edhe Kosova e Rumania, që takohen nesër (e enjte) në Prishtinë nga ora 19:30.

Suedia, që javë më parë humbi në finale të Botërorit, ka fituar tri ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 6 pikë.

Mali i Zi ka një fitore e dy humbje. Përkundër humbjes, malazezët janë ndarë të kënaqur me paraqitje.