LAJMI I FUNDIT:

Suedia bëhet anëtare e NATO-s, Haradinaj: Radhën e ka Kosova

Suedia bëhet anëtare e NATO-s, Haradinaj: Radhën e ka Kosova

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas anëtarësimit të Suedisë në NATO.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se tani radhën e ka Kosova.

“Aleanca politiko-ushtarake – NATO, u forcua me anëtarësimin e Suedisë si anëtar i 32-të i saj”.


“Shpresojmë se tani radhën e ka Kosova!”, ka thënë Haradinaj.

Suedia është bërë anëtarja e 32-të e NATO-s zyrtarisht, pasi e kompletoi procesin e anëtarësim të enjten në Shtetet e Bashkuara.

Suedia hyn zyrtarisht në NATO - goditje strategjike për Rusinë
Lexo po ashtu Suedia hyn zyrtarisht në NATO - goditje strategjike për Rusinë

Dorëzimi i dokumenteve u bë gjatë një ceremonie në Washington, dy vjet pasi Suedia aplikoi për t’iu bashkuar aleancës ushtarake, menjëherë pasi Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës.

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, tha se “uniteti dhe solidariteti” do të jenë “frymëzuesit” e Suedisë.

“Gjërat e mira u ndodhin atyre që kanë durim”, tha sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Blinken tha se “çdo gjë ndryshoi” pasi Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022, duke i cituar sondazhet të cilat kanë treguar se populli suedez e ndryshoi bujshëm mendimin rreth anëtarësimit në NATO./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori