LAJMI I FUNDIT:

Suedezi i arrestuar me 19 pistoleta: Armët i bleva në Prishtinë

Suedezi i arrestuar me 19 pistoleta: Armët i bleva në Prishtinë

Sebastian Vall, i riu nga Suedia ditë më parë është arrestuar në Shkodër me 19 pistoleta në çantë.

Sot (e enjte), 21 vjeçari ka dalë para gjykatës në Shkodër ku ka pranuar autorësinë e çantës me armë.

Ai para trupit gjykues ka thënë se armët kishte për qëllim vetëm t’i transportonte pasi i nevojiteshin para.


Suedezi ka treguar se kishte udhëtuar nga Suedia drejt Kosovës me një linjë transiti nga Turqia.

Ai ka treguar më tej se gjatë qëndrimit në Kosovë kishte marrë armët nga një person që sipas tij nuk e ka njohur.

Qëllimi ishte që armët ai t’i dërgonte në Suedi, me një linjë autobusi Kosovë-Gjermani.

Duke u munduar të arsyetoj veprën, Vall ka thënë se ishte i papunë dhe i duheshin paratë për të studiuar.

Prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg”, dhe gjykata ka marrë për bazë këtë kërkesë duke lënë prapa grilave suedezin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori