LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 9° lightrain

Subvencionet për lindjet në 2024, sipas zyrtarëve afër 1,700 nëna përfituese në Prizren  

Subvencionet për lindjet në 2024, sipas zyrtarëve afër 1,700 nëna përfituese në Prizren  

Numri i nënave lehona përfituese të subvencioneve të Komunës së Prizrenit për lindjet e vitit 2024 pritet që të ketë një rritje të lehtë krahasuar me vitet paraprake, kanë bërë të ditur zyrtarët e lartë të pushtetit lokal.

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi ka theksuar se bazuar në të dhënat e Komisionit përkatës komunal numri i përfitueseve për lindjet në vitin e shkuar do të jetë rreth 1,700 sosh, raporton Telegrafi.

“Komuna e Prizrenit për tri vite radhazi është duke i mbështetur nënat lehona. Në vitin e parë të aplikimit të kësaj skeme kanë qenë 1,650 nëna lehona përfituese. Edhe në vitin e dytë ka qenë afërsisht i njëjti numër. Ndërkaq bazuar në informatat e Komisionit përkatësisht përgatitjen e lëndëve afër 1,700 nëna lehona do të përfitojnë subvencione për lindjet e vitit 2024”, ka thënë Gashi.


Sipas tij, kjo skemë e mbështetjes së njëhershme është e ndarë në tri kategori.

“Për familjet që kanë një fëmijë të lindur në vitin 2024 subvencioni nga Komuna është 250 euro. Për familjet me dy fëmijë, nga të cilët njëri është i lindur në vitin 2024, subvencioni është 300 euro. Ndërkaq për familjet me tre fëmijë, nga të cilët njëri është i lindur në vitin 2024 subvencioni është 350 euro”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka theksuar se ky ka qenë standardi që është praktikuar në këto tri vite, për shkak të mundësive buxhetore të pushtetit lokal, raporton Telegrafi.

“Por kjo skemë mund edhe të rritet, varësisht nga të hyrat apo rritja e buxhetit, por edhe prioritetet tona meqë kemi plane që ta rrisim këtë mbështetje edhe më shumë”, është shprehur zyrtari i lartë komunal.

Sipas tij krahas subvencionimit të nënave lehona, po shqyrtohen edhe planet që gjatë vitit të ardhshëm të mbështeten prindërit për pagesën e tarifave të çerdheve, varësisht prej mundësive buxhetore.

Komuna e Prizrenit mbështet financiarisht prindërit për fëmijët e lindur gjatë vitit 2024
Lexo po ashtu Komuna e Prizrenit mbështet financiarisht prindërit për fëmijët e lindur gjatë vitit 2024

Drejtoria për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prizrenit në fillim të muajit janar ka publikuar njoftimin për mbështetjen financiare të prindërve, fëmijët e të cilëve kanë lindur gjatë vitit 2024. Prindërit kanë pasur mundësinë që aplikimet ti dorëzojnë brenda 30 ditëve. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
“E nxore fytyrën, mashtruese” - kriset miqësia mes Eglit dhe Danjës

“E nxore fytyrën, mashtruese” - kriset miqësia mes Eglit dhe Danjës

Përplasen ashpër, Gjesti - Eglit: Prej këtij momenti mos të pafsha këtë fytyrë

Përplasen ashpër, Gjesti - Eglit: Prej këtij momenti mos të pafsha këtë fytyrë

Magazina
Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Botë
Polonia dhe SHBA nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme mbrojtjeje:

Polonia dhe SHBA nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme mbrojtjeje: "Siguria nuk ka çmim"

Botë
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
Më 14 prill fillon

Më 14 prill fillon "One Stop Shop" në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Lajme
Kalo në kategori