Skema e re sociale për familjet me asistencë sociale, e prezantuar nga Qeveria e Kosovës, po vlerësohet si jo efektive nga njohës të ekonomisë, për çka thonë se po bëhet në kuadër të fushatës politike. Ndërkaq, ekspertë të punës sociale vënë në dyshim nëse kjo reformë do të mund të funksionojë siç është planifikuar.
Në kuadër të kësaj skeme, personat nga mosha 18 deri në 64-vjeç të aftë për punë do të subvencionohen me 70 për qind të pagës së tyre në bizneset ku ata do të punësohen për gjashtë muaj dhe të njëjtit nuk do të largohen automatikisht nga skema sociale.
Profesori i ekonomisë, Musafë Kadrijaj e quan të dështuar reformën në skemën sociale, pasi sipas tij ajo nuk mund të funksionojë në praktikë. Ai potencon se këto lloje të politikave sociale vetëm sa po e ulin mirëqenien e qytetarëve.
“Kjo qeveri është dëshmuar çdo ditë që me të vërtetë është shumë amatore dhe nuk është duke e kuptuar ekonominë e tregut. Pra, në vend të politikave zhvillimore, politika në nxitjen e fuqizimit të biznesit dhe ai natyrshëm e merr fuqinë punëtore. Por, jo me këto lloj politikash sociale, me pako sociale, sepse njerëzit nuk punojnë me “sustë”, nuk janë makinë roboti… Është diçka e pamundur, sepse të subvencionojë biznesin është diçka që në praktikë nuk funksionon. Në vend që qeveria aktuale të fokusohet në fuqizimin e bizneseve dhe t’i rritë urat e bashkëpunimit me biznese, që dihet se është ndër qeveritë, apo qeveria e vetme që më së shumti i ka prerë lidhjet me biznese, në vend të kontribuojë. Në këtë mënyrë këta po mundohen me këto pako sociale, që në vazhdimësi po tregojnë që janë të dështuar dhe në fakt, vetë kahja e kësaj qeverie që është marrë vazhdimisht me pako sociale nuk e ka rritur mirëqenien, në fakt e ka ulur mirëqenien dhe po ashtu e ka nxitur qytetarin e Kosovës të largohet nga vendi”, tha Kadrijaj.
Kadrijaj thekson se Qeveria aktuale e ka bërë këtë reformë në kuadër të fushatës politike. Ai thotë se në vend të kësaj, duhet rritur paga minimale dhe të fuqizohen bizneset, në mënyrë që qytetarët të mos jenë të varur nga asistenca sociale.
“Po tenton në prag të zgjedhjeve kryeministri ta mbajë një pjesë të elektoratit, por këso lloj mbajtje është përfitim i paqes te një pjesë e qytetarëve të Kosovës që në një mënyrë ‘nuk iu lë të vdisni’, por të varfër do të mbesni’… Në momentin që qytetari si ta gjejë hapësirën, atë shtegun që mund merr (mjetet) dhe mund t’i ikë shtetit, nuk e rrit nivelin e ndërgjegjes që në fakt të largohet. Por, unë jam idhtar i asaj që të rritet paga minimale, të fuqizohen bizneset dhe në mënyrë të natyrshme të jenë pagat e larta… Në ekonomi të tregut kjo nuk funksionon … Biznesi absorbon fuqi punëtore kur ai e rrit aktivitetin ekonomik, por është ngulfatur aktiviteti ekonomik, qeveria tenton me këto subvencione që për biznesin nuk janë të rëndësishme”, potencon Kadrijaj.
Ish-drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, Vebi Mujku vënë në dyshim nëse kjo do të funksionojë, ngase sipas tij shumë prej përfituesve do të punojnë informalisht, vetëm që të mos eliminohen nga skema e ndihmë sociale.
Mujku thotë se qytetarët e aftë për punë, të cilët refuzojnë dy herë e më shumë punë nga zyrat e punësimit, duhet eliminuar nga skema për marrjen e ndihmës sociale.
Përveç kësaj, Mujku potencon se familjet të cilat janë dobët financiarisht dhe nuk kanë mundësi të punojnë për shkak të gjendjes shëndetësore, duhet të mbështeten edhe më shumë.
“Unë mendoj që më mirë është të zbatohet ligji, sepse ligji aktualisht e thekson mjaftë qartë që secilit punëkërkues të kategorisë së dytë duhet t’i ofrohet një vend pune dy herë dhe momentin që refuzohet të largohet nga puna. Shumica e këtyre që janë përfitues nga kategoria e dytë, mendoj që janë duke e bërë një punë informale vetëm që të mbesin përfitues të ndihmës sociale, sepse shuma e ndihmës sociale aktuale në Kosovë nuk i përmbushë për së afërmi nevojat e familjes, duke e pasur parasysh koston e jetës. Prandaj, në njërën anë e ka efektin e vet kjo skemë, por në anën tjetër, mendoj se nëse respektohet ligji në përpikëri atëherë kjo kategori është dashur të eliminohet deri më tani nga asistenca sociale. Kurse familjet që me të vërtetë janë në gjendje të rëndë financiare dhe shëndetësore duhet të simulohen edhe më tej, sepse ato janë të paafta për punë dhe shuma aktuale është shumë e vogël për përmbushjen e nevojave të një familjeje. Posaçërisht tani në sezonin e dimrit kur shpenzimet rriten edhe më shumë, dhe ato familje mund të jenë në gjendje edhe më të rënduar”, potencon Mujku.
Përveç tjerash, Mujku vlerëson se në këtë rast kategoria e qytetarëve që marrin vetëm pagë minimale, mbeten të diskriminuar. Për këtë ai bënë krahasimin, se kategoria e dytë edhe subvencionohet nga Qeveria në pagë për gjashtë muaj me radhe dhe se në të njëjtën periudhë vazhdon të përfitojnë nga asistenca sociale.
“Çdo herë kemi lobuar që përfituesit nga skema e ndihmës sociale me theks të veçantë ata të kategorisë së dytë duhet të angazhohen në punë, duhet të jenë të punësuar dhe mos të jenë vartës të skemës së ndihmës sociale. Me vetë faktin që personat dhe familjet e kategorisë së dytë kriter bazë e kanë të jetë i aftë për punë dhe të ketë një fëmijë 5-vjeçar, që ka qenë një kriter diskriminues dhe i cili është eliminuar tani për tani. Unë mendoj se çdo herë ata është dashur të punojnë dhe të jenë të angazhuar në punë, me vetë faktin që në zyrat e punësimit në Kosovë, ka vende të mjaftueshme të punës sot, sepse janë rreth 6-7 mijë vende të lira pune në fusha të ndryshme. Mirëpo, ajo se çfarë është duke ndodhur është një lloj diskriminimi për kategoritë e tjera, të cilët vetëm punojnë. Për shembull ata që kanë pagë minimale qoftë pastrues, vozitës apo dikush tjetër, të cilët kanë pagë minimale dhe kësaj kategorie, kategorisë së dytë i mundësohet që për 6 muajt e ardhshëm edhe të marrin një pagë edhe të përfitojnë nga skema e ndihmës sociale”, tha Mujku.
Të premten, në Mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Albin Kurti tha se kjo masë synon barazinë dhe nxitjen e punësimit. Ndërkaq, ministri i Financave, Hekuran Murati potencoi se përmes kësaj skeme synohet inkurajimi i punësimit të anëtarëve të familjeve përfituese të asistencës sociale.
Aty u tha se persona nga 18 deri 64 vjet duhet të regjistrohen si punëkërkues dhe se secilit biznes që angazhon të punësuarit nga kjo skemë për 6 muajt e parë do të subvencionohet 70 për qind e pagës 350 deri në 500 euro pagë bruto, ndërsa në gjashtëmujorin e dytë do të subvencionohet me 20 për qind. /kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar
Aksident mes tri veturave në Ferizaj, pesë të lënduar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën