Telegrafi

Subvencione nga qeveria për pompat termike – zgjidhni ECOTEK për ngrohjen e shtëpisë tuaj

Qeveria e Kosovës sot ka shpallur hapjen e aplikimit për subvencionimin e pasjeve efiçiente për ngrohje, specifikisht pompave termike, të cilat janë pajise elektrike të ngrohjes dhe ftohjes që mundë integrohen në sistemet tuaja me radiator, dysheme apo ventilim. Subvencioni mbulon 30 % të vlerës së investimit të një pompe termike standarde.

Qytetarët mund të përfitojnë nga kjo mundësi duke aplikuar në platformën eKosova, pasi që kanë paguar për pompën termike dhe kanë marrë faturën si dëshmi të blerjes.

Detajet e aplikimit mund ti gjeni në linkun më poshtë:

https://me.rks-gov.net/wp-content/uploads/2023/09/Thirrje-publike-Investimi-ne-pajisje-ngrohese-eficiente.pdf

Kurse energjinë elektrike dhe xhepin tënd  

Pompat termike janë një nga mënyrat më efikase për të ngrohur shtëpinë tuaj. Ato mund të prodhojnë deri në katër herë më shumë energji per ngrohje, sesa energjia elektrike që konsumojnë gjatë funksionit.

Kjo do të thotë që ju mund të kurseni një shumë të konsiderueshme parash në faturat tuaja të energjisë, veçanërisht nëse jeni duke përdorur ngrohje me kallda elektrike ose djegie te derivateve.

Shuma e parave që mund të kurseni varet nga një sërë faktorësh, duke përfshirë madhësinë e shtëpisë tuaj, klimën ku jetoni dhe llojin e pompës termike që zgjidhni. Megjithatë, shumica e pronarëve të shtëpive mund të kursejnë qindra euro në vit në faturat e tyre të energjisë duke kaluar në sistemin me pompë termike.

Krahas kursimit të energjisë elektrike, pompat termike ofrojnë dhe një sërë përfitimesh tjera, duke përfshirë:

Zvogëlimin e ndikimit mjedisor – Pompat  termike prodhojnë më pak emetime të gazeve sesa sistemet tradicionale të ngrohjes.

Rehati gjatë gjithë vitit- Pompat termike mund të ofrojnë ngrohje dhe ftohje, kështu që ju mund të qëndroni të rehatshëm gjatë gjithë vitit.

Mirëmbajtje e ulët – Pompat termike kanë një mirëmbajtje relativisht të ulët, duke i bërë ato një zgjedhje të përshtatshme për pronarët e shtëpive.

 

ECOTEK – partneri juaj i besuar për instalimin dhe mirëmbajtjen e pompës termike

ECOTEK është ndër ofruesit kryesor të pompave termike në Kosovë, me mbi 20 vite përvojë në industrin e ngrohjes. Ata ofrojnë një gamë të gjerë pompash termike, duke përfshirë modelet më moderne dhe kapacitete të ndryshme.

Nëse jeni të interesuar të mësoni më shumë rreth subvencionit të pompave termike ose dëshironi të caktoni një takim falas për vlerësimin e hapësirës, planifikimin e sistemit të ngrohjes dhe ofertën, ju lutemi kontaktoni ECOTEK sot.

Ata do të diskutojnë së bashku me ju nevojat tuaja dhe t’ju ndihmojnë të bëni zgjedhjen  e duhur për shtëpinë tuaj këtë dimër.

Për më shumë informacione kontaktoni:

Mobil: +383 44 914 480/ +383 48 148 101/ +383 44 148 101

Facebook: ECO TEK

Email: ecotek.termika@gmail.com