LAJMI I FUNDIT:

Suarez: Goli fantazmë ishte një metër brenda vijës

Suarez: Goli fantazmë ishte një metër brenda vijës

Luis Suarez thotë se ‘goli fantazmë’ i Barcelonës kundër Real Betisit ishte një metër brenda vijës, por pranon se gjyqtarët mund të jenë gabuar.

Barcelonës nuk iu pranua një gol i rregullt të dielën në lojën ndaj Betisit, pavarësisht se reprizat televizive në mënyrë të qartë tregojnë se goditja e Jordi Albas përfundoi brenda vijës së portierit Aissa Mandi.

“Pas disavantazhit 1-0, ata kishin mundësinë për të shënuar edhe golin e dytë. Ne treguam se ne duam që të qëndrojnë lart, por kjo nuk ndodhi. Kundërshtarët tanë gjithashtu kanë luajtur dhe bën lojë të madhe. Ne duhet të jemi vetë-kritik”, ka thënë Suarez pas ndeshjes.


“[Në golin fantazmë], topi ishte një metër brenda vijës së portës, por gjyqtarët mund të jenë gabuar. Megjithatë, imazhet konfirmojnë se ka pasur gol të rregullt”, përcjell Telegrafi.

Ndoshta nuk është një metër brenda, por gjithsesi që topi ka kaluar vijën e fundit!

“Ne kishim nevojë për të fituar dhe tani ne varemi nga të tjerët për të lëshuar pikë nga duart. Ne e dinim se do të jetë shumë e komplikuar”, përfundoi sulmuesi uruguaian. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=17&v=DtNF0PUrXoc