Luis Suarez u kthye në tokën angleze, këtë herë me Barcelonën ndaj Chelseat në Stamford Bridge.

Takimi përfundoi me rezultat 1-1, ndërsa uruguaiani nga kjo ndeshje mori si një kujtim një karton të verdhë.


28166912 1852487161430900 1017064256891372519 n (Foto: GettyImages)

E gjitha kjo ndodhi pas golit të Lionel Messit në minutën e 75-të dhe në momentin që ndeshja ishte duke u luajtur të gjithë u habitën pse Suarez u ndëshkua.

Ish-ylli i Liverpoolit kishte vetëm një gjuajte në portë dhe një rast që vazhdon të komentohet. Ai u rrëzua në zonë dhe kërkoi penallti, por nuk gjyqtari nuk e dha.

I nervozuar nga kjo, Suarez priste padurim momentin që skuadra e tij të shënonte dhe në momentin që kjo ndodhi, ai festoi duke ia bërë gjyqtarit kryesor me gisht.

Dhe normalisht që e gjitha kjo nuk kaloi pa u vërejtur dhe në momentin që përfundoi festa e golit ai u ndëshkua nga gjyqtari kryesor.

Ky ishte kartoni i parë sezonal i Suarezit në garën më të madhe për klube. /Telegrafi/

telegrafi sport app