LAJMI I FUNDIT:

Suarez: El Clasico nuk është vendimtare, katër skuadra në garë për titull

Suarez: El Clasico nuk është vendimtare, katër skuadra në garë për titull
BARCELONA, SPAIN - AUGUST 07: (L-R) Sergio Busquets, Lionel Messi and Luis Suarez of FC Barcelona look to the stands after the Joan Gamper Trophy match between FC Barcelona and Chapecoense at Camp Nou stadium on August 7, 2017 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka theksuar se ndeshja El Clasico e së shtunës ndaj skuadrës së tij dhe Real Madridit në Bernabeu nuk do të jetë vendimtare, pasi në garën për titull janë edhe Valencia dhe Atletico Madridi.

Suarez mendon se gara për titullin e kampionit në kampionatin spanjoll do të jetë e fortë me katër skuadra që do të sfidojnë.

Uruguaiani këmbëngul se si Valencia ashtu dhe Atletico Madrid, të cilët zënë vendin e dytë dhe të tretë – janë gjithashtu të përfshira në garën e titullit të La Ligës këtë sezon.


Sulmuesi i Barçës ka folur edhe për ndeshjen e ardhshme që katalunasit e zhvillojnë në Santiago Bernabeu ndaj Real Madridit, ku mendon se kjo nuk do të jetë vendimtare, por shumë e vlefshme.

Suarez duke festuar me Messin golin ndaj Deportivos (Getty Images)

“Ka shumë sfidues për titullin në La Liga këtë sezon”, ka thënë Suarez për Movistar pas fitores së 4-0 ndaj Deportivo La Corunas.

“Valencia dhe Atletico Madrid po shtyjnë fortë këtë sezon dhe do të jetë një garë emocionuese”.

“Sigurisht një fitore në Bernabeu do të ishte një shtytje masive për ne, por kjo lojë nuk do të jetë vendimtare”.

“Unë jam i kënaqur me performancën time (kundër Deportivos) dhe gjithashtu ekipit, ishte një pikë e rëndësishme dhe një paraqitje e fortë”, përfundoi uruguaiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

La Liga
Spanja me një lojtar më pak në fushë demolon Zvicrën e cila vuajti mungesën e Xhakës

Spanja me një lojtar më pak në fushë demolon Zvicrën e cila vuajti mungesën e Xhakës

Përfaqësueset
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Parashikimi i çmendur që Ferguson e bëri për Rooneyn në vitin 2004 në fund u realizua

Parashikimi i çmendur që Ferguson e bëri për Rooneyn në vitin 2004 në fund u realizua

Premier League
Kalo në kategori