Stuhia shkatërruese Fiona ka lënë gjysmë milioni kanadezë pa energji elektrike, duke shkulur pemë, përmbysur rrugët dhe shkatërruar qytetin e bukur të Newfoundland, Port aux Basques.
Cikloni i shkallës së pesë siç po e cilësojnë tani nga qendra nacionale për uragane, ka goditur brigjet e qyteteve Nova Scotia, Ishujt Prince Edwards, New Bronzeweek dhe Newfoundland, ku erërat po fryjnë me shpejtësi prej 120 kilometra në orë, duke bërë që 470 mijë shtëpi të mbesin pa rrymë, transmeton Telegrafi.
“Po shohim pamje rrëqethëse që vijnë nga Port aux Basques. Ishujt Prince Edwards, kanë pësuar dëme të mëdha nga stuhia që kurrë më parë nuk e kemi parë. Cape Branton gjithashtu është goditur sikurse edhe Quebec”, tha kryeministri kanadez Justin Trudeau para gazetarëve.
Moti i ligë do të vazhdojë të mbretërojë edhe në ditët në vazhdim në Kanada, ku më pas do të lëvizë në drejtim të Grenlandës dhe parashikohet që të zhduket deri në fund të javës së ardhshme.
Stuhia goditi shtëpitë që i shkatërroi dhe i dërgoi drejt detit, kurse shumë objekte të larta u mbuluan nga rrënojat.
“Po ju them, atje është tmerr”, tha një qytetar kanadez për mediat e atjeshme.
Në anën tjetër, autoritetet lokale urdhëruan evakuimin e të gjithë banorëve që jetojnë pranë detit, nga frika se mund ta pësojnë me jetë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Izraeli nuk do të gjejë paqe pa themelimin e shtetit palestinez – thotë Erdogan

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës