Një fenomen i rrallë i njohur si tornadoja e borës, është filmuar gjatë javës së kaluar në Skoci.

Era kishte ngritur borën dhe copëzat e akullit të cilët silleshin mbi tokë në një formë të një tornadoje të vogël, por që ishte e lartë rreth 30 metra, transmeton Telegrafi.


Tornadoja e borës, zakonisht shfaqet kur temperaturat e ulëta kalojnë përmes një sipërfaqes që nxehet nga dielli.

Megjithatë, ky fenomen shihet shumë rrallë. Ndërkaq, në Skoci gjatë javës së kaluar temperaturat kanë rënën në minus 10 gradë. /Telegrafi/