LAJMI I FUNDIT:

“I studioj rivalët e mi”, trajneri i Las Palmasit tregon ‘sekretin’ se si e mposhti Barcelonën

“I studioj rivalët e mi”, trajneri i Las Palmasit tregon ‘sekretin’ se si e mposhti Barcelonën

Las Palmasi shkaktoi befasinë pasditen e së shtunës duke arritur që të fitojë me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Barcelonës.

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i mysafirëve, Diego Martinez, u pyet për ‘sekretin’ që fshihet mbrapa këtij triumfi të ekipit të tij.

Martinez tha se ai i studion gjithmonë rivalët e tij para se të ndeshet me ta dhe kjo sipas tij ndonjëherë funksionon dhe ndonjëherë jo.


“Unë i studioj të gjithë rivalët e mi, por në disa raste, përkundër se i studioj shumë mirë, për çfarëdo arsye, gjërat nuk funksionojnë”.

“Në çdo rast, nuk varet vetëm nga ju suksesi por edhe nga suksesi i rivalit tuaj. Gjëja e parë që të jesh në gjendje të marrësh pikë këtu, ju duhet të besoni, kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Martinez.

“Ne luajtëm shpejt, me tranzicion të mirë, ishim më vertikal dhe i shfrytëzuam këto hapësira. Nuk kishte pothuajse asnjë duel ajror, kështu që nuk mendoj se ishte direkt”.

Shokohet Barcelona, mposhtet në shtëpi nga Las Palmas
Lexo po ashtu Shokohet Barcelona, mposhtet në shtëpi nga Las Palmas

“A do të doja të kisha më shumë topin, po, por kur e kishim, mua më pëlqeu se çfarë kemi bërë”, përfundoi ai.

Kjo fitore bëri që Las Palmas të ngjitet në pozitën e 14-të në tabelën e La Ligas, teksa në anën tjetër e rihapi garën për titull mes Barcelonës dhe Real Madridit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skenar i çmendur në Serie A: Ja çfarë ndodhë nëse Interi dhe Napoli përfundojnë sezonin me pikë të barabarta

Skenar i çmendur në Serie A: Ja çfarë ndodhë nëse Interi dhe Napoli përfundojnë sezonin me pikë të barabarta

Serie A
Barcelona po planifikon të shesë dy yje për të financuar blerjen e Gyokeres

Barcelona po planifikon të shesë dy yje për të financuar blerjen e Gyokeres

La Liga
Euro goli i Valverdes ndaj Athletic Bilbaos, mban Real Madridin në luftë për titull

Euro goli i Valverdes ndaj Athletic Bilbaos, mban Real Madridin në luftë për titull

La Liga
Ylli i Barcelonës u përplas me Hansi Flickun pas rikthimit ndaj Celta Vigos

Ylli i Barcelonës u përplas me Hansi Flickun pas rikthimit ndaj Celta Vigos

La Liga
Trent flet për golin e parë me këmbën e majtë dhe titullin që e do me Liverpoolin

Trent flet për golin e parë me këmbën e majtë dhe titullin që e do me Liverpoolin

Premier League
Më i mirë se idhulli i tij, Raphinha ia kalon me gola dhe asistime sezonit më të mirë të Neymarit te Barcelona

Më i mirë se idhulli i tij, Raphinha ia kalon me gola dhe asistime sezonit më të mirë të Neymarit te Barcelona

La Liga
Kalo në kategori