LAJMI I FUNDIT:

Studimi zbulon se shumica futbollistëve vuajnë nga lëndimet shkaku i atleteve

Studimi zbulon se shumica futbollistëve vuajnë nga lëndimet shkaku i atleteve

Një studim nga Shoqata Evropiane e Klubeve ka zbuluar se 82 për qind e futbollisteve vuajnë për shkak të atleteve të tyre të futbollit.

Hulumtimi po kryhet si pjesë e angazhimit të ECA-s për të zbuluar më shumë rreth pajisjeve dhe veshjeve që rrisin sigurinë, performancën dhe komoditetin për futbollistet.

Në total, 350 futbolliste nga 16 ekipe të nivelit të lartë në mbarë Evropën janë anketuar në mënyrë anonime.


Shumica e lojtarëve kanë raportuar siklet nga atletet e tyre të futbollit të cilat mund të ndikojnë në performancën, ndërsa një e pesta thanë se i personalizuan atletet e tyre në një përpjekje për të përmirësuar komoditetin.

Përveç kësaj, 34 për qind e lojtarëve raportuan siklet veçanërisht në thembër. Ky shqetësim në thembër ishte dukshëm më i lartë tek lojtaret me ngjyrë – 48 për qind – krahasuar me 32 për qind të futbollistëve tjera.

Shumica e atleteve të futbollit janë të dizajnuara për lojtarët. Në fakt, shumica e pajisjeve të sportit janë të dizajnuara për burra.

IDA Sports është një nga kompanitë e pakta që prodhon atlete futbolli ekskluzivisht për femra.

Shkencëtarët e sportit kanë pohuar më parë se atletet dhe topat e bërë për burrat i kanë vënë lojtaret në një rrezik më të lartë të lëndimit. Është një shpjegim i mundshëm që qëndron pas prevalencës së lëndimeve të ligamenteve në lojën e grave.

Hulumtimi ECA e konsolidon këtë, duke sugjeruar se çështjet që lidhen me tendinat e Akilit dhe frakturat e stresit metatarsal ishin të lidhura me atletet e dizajnuara gabimisht.

Përveç kësaj, dy në pesë lojtarë raportuan në ECA se nuk mendonin se tregu aktual i atleteve të futbollit ofron parandalim të mirë të lëndimeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sylvinho publikon listën për ndeshjet e marsit - ftohet Brruti dhe një emër i ri, mungojnë shumë yje

Sylvinho publikon listën për ndeshjet e marsit - ftohet Brruti dhe një emër i ri, mungojnë shumë yje

Kombëtarja e Shqipërisë
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Real Madridi shton dy yjet e Ligës Premier në listën e ngushtë të transferimeve të verës

Real Madridi shton dy yjet e Ligës Premier në listën e ngushtë të transferimeve të verës

La Liga
Karius kthehet te gafat e mëdha, bëri një gabim që i kushtoi skuadrës së tij me humbje

Karius kthehet te gafat e mëdha, bëri një gabim që i kushtoi skuadrës së tij me humbje

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Nga emrat e rinj si Brruti e Shehu te rikthimi i Brojës – Sylvinho komenton listën me gjitha risitë dhe mungesat

Nga emrat e rinj si Brruti e Shehu te rikthimi i Brojës – Sylvinho komenton listën me gjitha risitë dhe mungesat

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori