Gratë që lyejnë flokët e tyre në shtëpi nuk kanë gjasa që të rrisin mundësitë për t’u prekur nga kanceri, sipas gjetjeve të një studimi të ri të botuar së fundmi
Studiuesit janë përpjekur të gjejnë një lidhje të mundshme mes produkteve të bojës së flokëve dhe llojeve të caktuara të kancerit për vite me radhë, por ndonëse agjencia kërkimore mbi kancerin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë i ka klasifikuar produktet e bojës nëpër parukeri si produkte me rrezikshmëri të mundshme, nuk ka dhënë asnjë paralajmërim për produktet që përdoren në shtëpi.
Studimi i fundit është botuar në revistën mjekësore BMJ dhe të dhënat u grumbulluan nga 117,200 gra infermiere në Brigham and Women’s Hospital në Boston. Gratë nuk kishin kancer në fillim të studimit dhe u ndoqën për 36 vjet.
Rezultatet nuk treguan rritje të rrezikut të kancerit ose vdekje nga kanceri te gratë që raportuan se kanë përdorur produkte permanente për të lyer flokët, krahasuar me gratë që nuk kanë përdorur produkte të tilla.
Studimi zbuloi se përdorimi i bojës së flokëve nuk rrit rrezikun e kancerit të fshikëzës, trurit, zorrës së trashë, veshkave, mushkërive, kancerit të lëkurës dhe gjirit.
Bojërat më agresive janë llojet permanente (bojë që mbetet në flokë derisa flokët rriten dhe ekspozohet rrënja natyrale) dhe këto zënë afërsisht 80% të bojërave të flokëve të përdorura në SHBA, Evropë dhe Azi.
Ngjyrosja e flokëve vlerësohet të përdoret nga 50% deri 80% e grave dhe 10% e burrave të moshës 40 e më shumë në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, sipas studimit, shkruan Anabel..
Autorët theksuan disa kufizime në studim, duke përfshirë mungesën e diversitetit racor te pjesëmarrëset, pasi u përfshinë kryesisht gra të bardha amerikane me prejardhje evropiane. Ata shtuan se faktorë të tjerë, siç është përdorimi i produkteve të tjera, mund të kenë ndikuar në rezultate. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda
Ky është trupi me përmasat ideale të një femre, sipas shkencës

Pesë pyetje që zhvillojnë inteligjencën emocionale tek fëmijët, sipas psikologes

Nëse keni pika të bardha përreth syve nuk duhet assesi t’i “shtrydhni”: Me këtë metodë mund t’i eliminoni

Tetë mënyra të grimit që do të iu bëjnë të dukeni si mbretëreshë

Shenjat që tregojnë se partneri juaj po humbet interesin për marrëdhënien ose martesën tuaj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?