Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka mbajtur mbledhjen e radhës ku u diskutuan dhe u morën vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe përmbylljen e likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në vend.
Sipas rekomandimit të Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, Bordi në këtë mbledhje miratoi Strategjinë Përmbyllëse për procesin e privatizimit dhe likuidimit të Ndërmarrjeve Shoqërore.
Gjatë kësaj mbledhje, Bordi i Drejtorëve miratoi shpalljen e Shitjes së Aseteve përmes Likuidimit 32. Veç kësaj, Bordi miratoi edhe transaksionet e Shitjes së Aseteve përmes Likuidimit 30, ku hapja e ofertave ishte mbajtur më 22 mars.
“Sa i përket Trepçës, Bordi diskutoi lidhur me ecurinë e draftimit të raportit nga kontraktori për studim të fizibilitetit të Trepçës, i cili pritet të finalizohet gjatë muajit vijues, dhe i cili do të sqarojë një sërë çështjesh si dhe do t’i hapë rrugë tranzicionit të kësaj ndërmarrjeje me interes vital dhe strategjik për Kosovën”, ka njoftuar AKP-ja.
Bordi po ashtu miratoi Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) për vitet 2018-2020, si dhe Udhëzuesin dhe pagesat për tatimin në pronë të Ndërmarrjeve në likuidim.
“Bordi miratoi edhe vendosjen nën masë të administrimit direkt për NSH Iliria në Pejë, si dhe shqyrtoi raportin përfundimtar për KB “Agrokultura” me seli në Ferizaj, i cili do t’i dorëzohet Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për vendim mbi mbylljen e likuidimit të kësaj NSH-je. Pikë të rendit të ditës përbënte edhe vlerësimi i komisionit për çmimet e disa qiradhënieve direkte, të cilin Bordi e miratoi. Për më tepër Bordi miratoi rezultatet e ofertimit nga qiradhënia e disa aseteve”.
Në vazhdën e përmirësimit të administrimit të aseteve të NSh-ve, Bordi shqyrtoi planimetrinë e re të Pallatit të Rinisë, pra strukturën e re të lokaleve, e cila pas shqyrtimit nga ana e Bordit të Drejtorëve u miratua dhe rrjedhimisht me të edhe u bënë ndryshime të rëndësishme në qiradhëniet në Pallat. Si rrjedhojë e kësaj, u mundësua edhe sjellja e brendit botërorë KFC (Kentacky Fried Chicken) si qiramarrës në Pallat, dhe amadamentimi i qiradhënies aktuale me American School of Kosova.
Bordi po ashtu miratoi raportin e Komisionit të Banesave të NSH-ve i cili përbëhej nga gjithsejtë 16 kërkesa të shqyrtuara.
Në këtë mbledhje po ashtu u miratua propozimi për përmbushje të vendimit administrativ për bartje të pronës nga KB “Kooperimi” te Kisha Ortodokse Serbe Gorazhdec.
Ndër të tjera, Bordi diskutoi disa çështje të tjera që lidhen me veprimtarinë e përditshme të Agjencisë, siç është fillimi i procedurave të vlerësimit të performancës së Menaxhmentit për vitin 2016, ku edhe formoi një komision nga anëtarët e Bordit siç parashihet me ligj dhe rregulloret relevante në fuqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Edhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?