I dashuroni qenushët, por e gjeni veten duke teshtitur papushim teksa gjendeni afër tyre? Mund të ketë një zgjidhje për të një pjesë të mirë të njerëzve që janë alergjikë ndaj qenve

“Deri në 30% e njerëzve që janë alergjikë ndaj qenve, janë në të vërtetë alergjikë ndaj një proteine specifike që gjendet në protastët e qenit,” tha Dr. Lakiea Wright, një specialiste e alergjive në Brigham and Women's Hospital në Boston.


Proteina u identifikua disa vite më parë ndërsa testi i besueshëm mbi alergjitë nga kjo proteinë u miratua nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave në maj të 2019-s.

“Nëse jeni alergjikë ndaj kësaj proteine specifike, që gjendet te qentë meshkuj, atëherë mund të mbani një qen femër,” shpjegon Wright.

deadly dog allergy 1  1

Alergjitë nga kafshët me gëzof janë të zakonshme, veçanërisht te njerëzit që vuajnë nga astma ose janë alergjikë nga poleni ose pluhuri. Nuk janë qimet e kafshëve ato që shkaktojnë reaksione alergjike.

Proteinat e pranishme në urinën apo pështymën e kafshëve sjellin reagime të sistemit imunitar. Deri tani, shkenca ka identifikuar gjashtë elementë që mund të shkaktojnë alergji nga qentë.

Lajmi i mirë është se nëse jeni alergjikë vetëm nga proteina e njohur si Can f 5, atëherë jeni alergjikë vetëm nga qentë meshkuj. Për të testuar se çfarë e shkakton alergjinë tuaj, kontaktoni me specialistin e alergjive. /Telegrafi/

Burimi: CNN