LAJMI I FUNDIT:

Studimet e reja tregojnë se vaksina e Pfizer/BioNTech duket efektive edhe kundër varianteve të coronavirusit

Studimet e reja tregojnë se vaksina e Pfizer/BioNTech duket efektive edhe kundër varianteve të coronavirusit

Vaksina për COVID-19 e Pfizer/BioNTech duket se funksionon edhe kundër një mutacioni kryesor në variantet e reja shumë të transmetueshme të coronavirusit të zbuluar në Britani dhe Afrikën e Jugut, sipas një studimi laboratorik të kryer nga prodhuesi i ilaçeve amerikane.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, studimi nga Pfizer dhe shkencëtarë nga Dega Mjekësore e Universitetit të Teksasit, i cili ende nuk është rishikuar nga kolegët, tregoi se vaksina ishte efektive në neutralizimin e virusit me të ashtuquajturin mutacion N501Y.

Mutacioni mund të jetë përgjegjës për një transmetueshmëri më të madhe dhe ka pasur shqetësime se ai gjithashtu mund ta bëjë virusin të shpëtojë nga neutralizimi nga antitrupat e shkaktuar nga vaksina, tha Phil Dormitzer, një nga shkencëtarët kryesorë të vaksinave virale të Pfizer.


Siç bëhet e ditur, studimi nga Pfizer/BioNTech u krye në gjakun e marrë nga njerëzit të cilëve u ishte bërë vaksina.

Gjithsesi, gjetjet e tij janë të kufizuara sepse nuk shikon tërësinë e mutacioneve të gjetura në asnjërën nga variantet e reja të virusit që përhapet me shpejtësi.

Por Dormitzer tha se ishte inkurajuese që vaksina duket efektive kundër mutacionit, si dhe 15 mutacione të tjera ndaj të cilave kompania ka testuar më parë.

“Kështu që ne tani kemi testuar 16 mutacione të ndryshme dhe asnjë prej tyre nuk ka pasur ndonjë ndikim të rëndësishëm. Ky është lajmi i mirë”, tha ai. “Kjo nuk do të thotë që i 17-ti nuk do të ketë ndikim”.

Studiuesit planifikojnë të kryejnë teste të ngjashme për të vërtetuar nëse vaksina është efektive kundër mutacioneve të tjera të gjetura në variantet britanike dhe të Afrikës së Jugut dhe shpresojnë të kenë më shumë të dhëna brenda javësh. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Bosnja
Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Evropa
Kalo në kategori