LAJMI I FUNDIT:

Studim: Ata që postojnë shumë në Facebook janë të vetmuar dhe me depression!

Studim: Ata që postojnë shumë në Facebook janë të vetmuar dhe me depression!

Postimi i tepruar i të dhënave personale dhe rritja e aktivitetit të përgjithshëm në Facebook shpesh tregon se personi që është hiper-aktiv në rrjetin social është duke e vuajtur "vetminë" ose depresionin.

Një studim i ri botuar nga hulumtuesit në Universitetin Charles Sturt në New South Wales konstaton se më shumë se 79 për qind e përdoruesve që e përshkruajnë veten si "i vetmuar" zbulojnë shumë të dhëna personale duke përfshirë edhe librat e tyre të preferuar dhe filmat, krahasuar me 65 për qind e përdoruesve të tjerë.

Pothuajse 98 për qind e të vetë-përshkruarve si të vetmuar – në një studim rreth Facebook në të cilin janë deklaruar më shumë se 600 femra – gjeti se këta përdorues e kanë të përbashkët "statusin e tyre në lidhje" i cili është gjithsesi publik, në vend se ta kenë këtë informatë të kufizuar vetëm për miqtë.

Njerëzit që i ndajnë pikëpamjet e tyre mbi muret e tjerëve në Facebook, dhe e teprojnë duke shpërndarë informacion, apo “pëlqejnë gjithçka” në rrjetin më të popullarizuar social në botë tregojnë për shenjat vërteta të jetës së tyre me stres emocional, thuhet sipas studimit .


Profesori Yeslam Al-Saggaf dhe ligjëruesi Sharon Neilson nga Shkolla CSU School of Computing and Mathematics kanë gjetur se "Depresioni Facebook" ekziston, dhe se shpesh ndërveprimet në rrjetet sociale mund ti lënë njerëzit me ndjenjat e vetmisë dhe presionit social për të "dëshmuar diçka" tek përdoruesit e tjerë online.

Mbi-varësia nga rrjetet sociale në mënyrë të përsëritur është vlerësuar si e dëmshme për shëndetin fizik dhe emocional të një njeriu, dhe kjo është thënë në një seri të studimeve të fundit, duke përfshirë edhe studimin “The Impact of Social Media On Children and Adolescents and Family” i bërë nga American Academy of Pediatrics. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Teknologji
Youtuberi rus për një sfidë e la të dashurën e tij pa rroba në të ftohtin e Moskës dhe vdiq e ngrirë gjatë një transmetimi direkt

Youtuberi rus për një sfidë e la të dashurën e tij pa rroba në të ftohtin e Moskës dhe vdiq e ngrirë gjatë një transmetimi direkt

A e dini se cili është telefoni më i shitur në 2024?

A e dini se cili është telefoni më i shitur në 2024?

Teknologji
LEAP 2025 fillon në Riad, duke zbuluar 14.9 miliardë dollarë investime në AI

LEAP 2025 fillon në Riad, duke zbuluar 14.9 miliardë dollarë investime në AI

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Apple po vjen me një tjetër telefon - gjithçka që dihet për iPhone SE të ri

Apple po vjen me një tjetër telefon - gjithçka që dihet për iPhone SE të ri

Teknologji
Kalo në kategori