LAJMI I FUNDIT:

Studim: 30% e vdekjeve në Maqedoni shkaktohen nga ndotja e ajrit (Video)

Studim: 30% e vdekjeve në Maqedoni shkaktohen nga ndotja e ajrit (Video)

Ndotja e ajrit shkakton përafërishit 30 për qind të sëmundjeve, shumë prej të cilave rezultojnë me vdekje. Ky përfundim ka dalë gjatë një studimi të bërë nga Instituti i Shëndetit Publik i Maqedonisë dhe ai i Finlandës. Këto studime tregojnë që Shkupi rezulton të jetë qyteti me ajër më të ndotur. Dragan Gjorgjev, nga Instituti i Shëndetit Publik i Maqedonisë tha që konkludimet janë bërë duke krahasuar rastet mujore të personave që vdesin dhe përqindjen e ajrit të ndotur, raporton Shenja.

“Gjatë këtyre tri viteve është parë që ndotja e ajrit, sëmundjet e shkaktuara nga ndotja e ajrit janë rreth 30 deri 35%, pra në këtë përqindje ndotja e ajrit ka qenë e shkak i vdekjes së shumë personave, normalisht këtu bëhet fjalë për grupet vullnerabile, aty bëjnë pjesë të sëmurët kronik dhe personat e moshuar. Këto janë numra të mëdhenj, në vendet tjera ndoshta janë të identifikuara 10-20%, ndërsa tek ne për fat të keq është 30%”, tha Dragan Gjorgjev nga Instituti i Shëndetit Publik të Maqedonisë.

Nga ana tjetër, Oto Haninen, nga Instituti për Shëndet Publik i Finlandës tregoi disa procese që ata kanë kaluar në Finlandë për ta përmirësuar gjendjen e ajrit të ndotur.


Ata gjithashtu bënë të ditur se studimet janë ende në vazhdim dhe se tani po hulumtojnë për gjetje të alternativave të daljes nga kjo situatë që gjendet Maqedonia, e posaçërisht Shkupi.

Përkrahës i këtij projekti është Bashkimi Eurpian, si përforcuese për testimin e kualitetit të ajrit, ndërsa është koordinuar nga Twining Byroja Meteorologjike e Finlandës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Siguri
Kalo në kategori