LAJMI I FUNDIT:

Studenti australian fiton 20 milionë dollarë në lotari, 20-vjeçarit i solli fat numri 13-të

Studenti australian fiton 20 milionë dollarë në lotari, 20-vjeçarit i solli fat numri 13-të

Një student nga Queenslandi rreth të 20-ve, është bërë australiani më i ri në moshë që fitoi epitetin e milionerit, pasi në lotarinë “Poëerball jackpot” fitoi 20 milionë dollarë.

Ai kishte luajtur përmes sistemit online në Brisbane, e më pas kishte pranuar një telefonatë nga zyrtarët e lotarisë të cilët refuzuan t’ia zbulojnë identitetin, transmeton Telegrafi.

Numrat fitues të lotarisë janë 29, 4, 17, 33, 5 dhe 9 e ishte 13-shi që i solli atij shumë fat dhe para.


E tërheqja e fituesit të radhës pritet të ndodhë gjatë natës së Krishtlindjeve. /Telegrafi/