LAJMI I FUNDIT:

Studentët e Maqedonisë mezi presin për të gjetur zgjidhje studimi jashtë shtetit (Video)

Studentët e Maqedonisë mezi presin për të gjetur zgjidhje studimi jashtë shtetit (Video)

20 universitete nga SHBA-të, Kanadaja, Australia, Franca, Italia, Zvicra dhe Greqia gjatë panairit të shtatë për bursa “Studio Jashtë Vendit” ua prezantuan kushtet dhe mundësitë studentëve të Maqedonisë për të studiuar në këto vende.

“Sa i përket ofertës, ajo ka të bëj me programet studimore, si dhe me mbështetjen e kandidatëve të cilët i plotësojnë kushtet dhe të njëjtët mund të marrin bursa ose mbështetje financiare. Kuptohet, ky është proces që merr kohë”, u shpreh Maja Petrusheva, Menaxhere e Qendrës Këshilluese për Arsim.

Vizitorët patën mundësi të takohen me përfaqësues të shumë universiteteve publike dhe private dhe të zgjedhin mes një numri të madh të programeve studimore, të bursave dhe mundësive të tjera për ndihmë financiare, për studentët që duan të studiojnë jashtë vendit. Studentët e Maqedonisë janë ndër më të mirët në Universitetin e Varnës në Bullgari, u shpreh përfaqësuesi i këtij universiteti, Paulo Jordanov.


“I njohim studentët nga Maqedonia si studentë më të mirë në institucionin tonë. Kemi studentë nga 40 vende të botës që studiojnë turizëm, shkencat kompjuterike, biznes-menaxhment dhe kemi bursa me 50 përqind lirim në institucionin tonë”, tha Paulo Jordanov, Universiteti i Varnës në Bullgari.

“Për arkitekturë, por nuk e di se ku. Tani jam duke shikuar dhe të shoh se ku dhe cilat janë ofertat”, shtoi Jovana Despodovska, Studente.

Studentët më së shumti janë të interesuar për programet nëpër universitetet teknike dhe në fakultetin e mjekësisë “Katolika” në Romë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Kalo në kategori