Sttugart nikoqir i Bayernit, formacionet zyrtare

Stuttgart do të mirëpres Bayern Munichun në kuadër të javës së nëntë në Bundesliga.
Skuadra e rikthyer në elitë e ka nisur mjaftë mirë këtë edicion, ku në tetë ndeshje ka humbur vetëm takimin e parë dhe ka dy fitore e pesë barazime të tjera.
Në anën tjetër kampioni në fuqi i Bundesligës, Bayern Munich ka gjashtë fitore, një barazim e një humbje në këto tetë javët e para.
Bayern është favorit i madh në letër për ta fituar këtë takim, por Stuttgart synon të shkaktojë befasi.
Tanimë trajnerët e dyja skuadrave kanë publikuar edhe 11-shet startuese.
Formacionet zyrtare:
Stuttgart: Kobel, Anton, Endo, Kempf, Mavropanos, Coulibaly, Castro, Wamangituka, Forster, Mangala, Sosa.
Bayern Munich: Neuer, Pavard, Boateng, Hernandez, Alaba, Tolisso, Goretzka, Muller, Coman, Gnabry, Lewandowski. /Telegrafi/






















































