LAJMI I FUNDIT:

Strumicë, masa hetimore për një person që dyshohet se ka vrarë dhe ka tentuar të fshehë vrasjen

Strumicë, masa hetimore për një person që dyshohet se ka vrarë dhe ka tentuar të fshehë vrasjen
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore Publike Strumicë ka dhënë urdhër për zbatimin e masave hetimore kundër një personi që dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Vrasje’.

Hetimi është hapur për shkak se siç njoftojnë nga prokuroria, ka dyshime se i dyshuari më shtatë maj ka vrarë Risto Iljashev dhe më pastaj ka tentuar ta fsheh vrasjen, njofton Telegrafi Maqedoni.

I dyshuari e ka njohur viktimën dhe në ditën kritike ai i ka ofruar transport me automjetin e tij ‘Fiat Punto’. Nga ky moment Iljashevit i humbet çdo gjurmë edhe ai më shumë se një muaj ishte i paraqitur si i zhdukur.


Më pastaj në incizimet e objekteve për rreth është vërtetuar se Iljashev në ditën kritike ka hipur në automjetin e të dyshuarit në Strumicë, ndërsa në punëtorinë e të dyshuarit ka pasur gjurmë biologjike të viktimës.

Më 20 qershor në digë është gjetur një bure me një trup të ndjerë. Me qëllim që të mbahet nën ujë, bureja ka qenë e dëmtuar dhe aty janë vendosur sende të rënda ndërsa analiza ka vërtetuar se bëhet fjalë për të zhdukurin Iljashev.

Për shkak të rrezikshmërisë për t’u arratisur, prokurori ka kërkuar nga gjykata t’i shqiptojë paraburgim të dyshuarit ndërsa gjykata ka pranuar propozimin e prokurorit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori