Prej sot në Strugë ka filluar të funksionojë pika për marrjen e mostrave për virusin Kovid 19. Por, për dallim nga pika e parë e cila u hap e më pas u mbyll për shkak të afërsisë me Repartin e vaksinimit, pika e re gjendet në ish hapësirat e ndërmarrjes publike “Proakua”. Deri më tani, nga qyteti i Strugës të gjitha rastet e dyshimtë dërgoheshin në Ohër, që ishte ngarkesë për pacientët, por edhe për personelin mjekësor. Sot u bënë analizat për pesë pacientë nga Struga ndërsa në mënyrë shtesë funksionojnë edhe ekipet mobile në rajonet më të prekura si Llabunishta, Tateshi dhe Veleshta. Nga Qendra e shëndetit publik presin numri i të prekurve në këtë rajon të rritet.
“Çdo gjë që i plotëson kriteret për t’u definuar si rast, ku anketën e bëjnë mjekët amë, dërgohet nëpër pikat. Me rritjen e numrit të testimeve, pritet edhe numër më i madh i personave pozitiv me Kovid 19. Do të shohim si do të zhvillohet situata”, pohoi Sasho Toçkos, drejtor i QSHP.
Numri i rasteve pozitive në Strugë dhe rrethinë mbetet 55. Pjesa dërmuese apo 40 janë nga Llabunishta, ku sot u konfirmua edhe një viktimë. Bëhet fjalë për pacient të moshës 70 vjeçar. Ky është rasti i dhjetë nga Kovid 19 nga ky vendbanim. Të prekurit të shpeshtën janë familjarë.
“Sipas anketave epidemiologjike dhe nga ajo që e kemi, numri më i madh i rasteve pozitive dhe vdekjeve është nga kjo zonë, që tregon se nuk shkojnë në kohë tek mjeku përkatës, tek institucioni përkatës shëndetësor, që të mund të trajtohet në kohë. Në shumicën e rasteve janë persona të moshuar, ku rreziku është më i lartë. Është turp të fshihen simptomat apo para mjekëve të jepen të dhëna të pasakta”, tha Sasho Toçkos, drejtor i QSHP.
Një pompë benzine në Ohër është mbyllur pasi tetë punëtorët kanë rezultuar pozitiv me korona virus. Nga Qendra e shëndetit publik thonë se edhe më tej vërtetohen kontaktet më të gjera që këta persona i kanë pasur. Ata dhe të afërmit me të cilët kanë kontaktuar janë në izolim. Deri më tani, në tërë rajonin e Ohrit dhe Strugës janë testuar mbi 300 banorë. Për shkak të kërkesave të shumta, komuna e Strugës nuk guxon të japë leje për lëvizje gjatë orës policore, porse kërkesat i dërgon në Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Administratës./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend – Prokuroria kërkon nga Apeli rigjykim ndaj Glauk Konjufcës, mbrojtja vërtetim të vendimit për lirim nga akuza

Mucunski-Aggeler: Në fokus janë forcimi i vlerave demokratike, rritja ekonomike dhe siguria rajonale

Veliaj vijon me akuzat për prokurorin Ols Dado

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?