LAJMI I FUNDIT:

Struganët bëhen bashkë kundër ndotjes së ajrit

Struganët bëhen bashkë kundër ndotjes së ajrit

Qytetarët në Strugë edhe sot kanë protestuar kundër deponisë që ndodhet vetëm 100 metra larg nga shtëpitë e para. Ata përmes protestave të qeta dhe bllokimin e rrugës për hyrje në qytet, kërkuan që të zgjidhet problemi me deponinë e egër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kanceri nuk njeh as fe, as komb. Të gjithë dalim për të protestuar pa dalim cilës kombësia, fe, racë i takojmë, protestojmë kundër kësaj murtaje që është këtu në qytetin tonë”, deklaroi një qytetar.

Nga iniciativa qytetare ”Mjaft” paralajmëruan se në qoftë se deri të mërkurën nga institucionet nuk ka zgjidhje konkrete të problemit, atëherë do t’i radikalizojnë protestat duke bllokuar edhe rrugët./Telegrafi/