LAJMI I FUNDIT:

Struga, në pritje të spitalit të premtuar nga qeveria

Struga, në pritje të spitalit të premtuar nga qeveria

Njoftimi pompoz i projektit të paralajmëruar, për ndërtimin e një spitali të ri në Strugë, është lënë në pritje, mëson Alsat edhe qeveria kishte premtuar se qyteti do të ketë një strukturë moderne spitalore në anën e majtë të rrugës, që çon në vendkalimin kufitar Qafë Thanë, por deri më tani asgjë nuk është bërë.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha për Alsat, se pret që pengesat të kapërcehen së shpejti.

“E vërtetë që u njoftua ndërtimi i spitalit, por gjithashtu është e vërtetë se kemi marrë masa konkrete, madje siguruam edhe një buxhet për vitin 2020, për të filluar projektin. Ajo që na ka ngadalësuar është miratimi i një Plani të Përgjithshëm Urbanistik, në përputhje me vërejtjet e UNESCO-s- deklaroi Venko Filpçe”, Ministri i Shëndetësisë.


Menjëherë pasi komuna të kapërcejë këtë problem, qeveria siguron se do të fillojë të projektojë spitalin e ri. Në një situatë të tillë, struganët janë pesimistë, që së shpejti do të jenë në gjendje të mjekohen në kushte moderne.

“Unë nuk e di atë. Për mendimin tim do të duheshin pesë vjet për të bërë një spital të ri. Është i nevojshëm edhe për Strugën dhe Dibrën ”.

Sipas njoftimeve paraprake, spitali u desh të ndërtohej përmes një partneriteti publik-privat, dhe investitori i mundshëm me lejen e qytetit duhej të merrte përfitime financiare, për shërbimet dhe në kthim të kësaj të ndërtonte një objekt të ri spitalor. Në Strugë, jo vetëm që mjekohen pacientë nga shumë qytete në pjesën jugperëndimore të vendit, por shpesh vijnë pacientë edhe nga Shqipëria./alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori