Site icon Telegrafi

Stresi thumbon ish-banorët: Kam dëgjuar shumë fjalë pas BBVK, kënaquni me aq sa keni merituar

Foto: Instagram

Reperi nga Shqipëria, Arkimed Lushaj – Stresi, u shpall fitues në Big Brother VIP Kosova.

Ai qëndroi në shtëpinë më të famshme në Kosovë plot 103 ditë dhe rrëmbeu 160 mijë euro.

Fitorja e artistit të njohur u diskutua mjaft shumë dhe pati komente nga më të ndryshmet.

36-vjeçari së fundmi në lidhje me këtë ka bërë një reagim në InstaStory duke thumbuar edhe ish-konkurrentët e tjerë.

Lexo po ashtu U shpall fitues në Big Brother VIP Kosova, Stresi thotë se kishte 18 mijë vota më shumë se Vedati

Postimi i plotë i Stresit:

“Kam dëgjuar shumë fjalë pas Big Brother VIP Kosova, por nuk është problem, gjithmonë ai që humb ka me fol.

Por nëse jeni prekur prej meje dijeni që ju kam folur në gjuhën që ju jeni mësuar. Sado që flisni nëpër intervista mundeni me u kënaq por unë nuk kam folur akoma, as nuk do të flas se nuk ju jap rëndësi juve o meshkuj.

Ju jeni shumë poshtë, falënderojeni Klan Kosovën që ju dha mundësinë edhe aq. Sa për mua nëpër Prishtinë jam 24/7 besom që nuk keni fytyrë të më dilni përpara sepse Prishtina ju votoi shumë dobët sepse ju njohin kush jeni.

Knaquni me aq sa keni merituar”. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram
Exit mobile version