Site icon Telegrafi

Stresi paralajmëron të tjerët: Nuk ka shanse që të më shajnë, Cllevion e lejoj se njihemi që 20 vite por nuk jemi miq më

Treshja Cllevio, Noizy dhe Stresi, kanë qenë ndër më të diskutuarit gjatë gjithë kësaj kohe.

Duke qenë se ky i pari është përfshirë në një konflikt me Rigels Rajkun (emri i vërtetë), gjersa ky i fundit ka qenë mik i ngusht i Kleviolit prej shumë vitesh.

Të njëjtit janë komentuar tejet shumë për raportin në mes tyre, meqenëse Cllevios i kishte ngelur hatri për veprimet e Stresit në lidhje me këtë çështje.

Foto: Screenshot/Instagram

Autori i këngës “M’ke harru” ka folur së fundmi përmes disa postimeve që ka shpërndarë në InstaStory.

I njëjti ka bërë një paralajmërim për të tjerët, duke thënë që nuk e lejon askënd që ta shajë, përveç Klevios meqë janë miq prej 20 vitesh.

Lexo po ashtu Cllevio flet për herë të parë me Stresin pas pajtimit me Noizyn, pas hatërmbetjeve rikthehet shoqëria e vjetër mes tyre

Ai tutje thotë se nuk janë më shokë, por që e toleron pasi njihen shumë moti.

Fjalët e plota të Arkimed Lushajt (pa ndërhyrje):

“Se desha të ju tregoj diçka seriozisht, ne e kemi shok prej 20 vitesh Kleviolin e kemi lënë të bëjë çfarë të dëshiron se nuk ia marrim për bazë asnjë gjë nëse më shan Klevioli, as unë Kleviolin seriozisht.

Por i kemi lënë punët vet, nuk jemi më shokë nuk ka shanse të më shaj mua njeri nga shtëpia ashtu, kurse Klevioli normal më ka sharë se më ka vëlla, por dikush tjetër jo që ta dini se mos keqkuptohemi.

Me qenë dikush tjetër i hyj në shtëpi me babë me nënë me vëlla me çka të ketë, me më sha kot. Kështu që Kleviolin e kemi vëlla”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version