Reperi nga Shqipëria, Arkimed Lushaj - Stresi, ka nisur punën që një kohë për albumin e tij të ri.

Në njërën prej këngëve ai do të rikthejë ish-gruan e tij, Keisin, me të cilën ka qenë për disa vite bashkë.


“Sa t’kam dasht” mban titullin ky projekt, i cili si protagoniste në klip do ta ketë bukuroshen shqiptare që jeton dhe vepron në Kanada.

Foto: Screenshot/Instagram

“E bukua dhe bisha. Sa t’kam dasht”, thuhet në përshkrim.

Artisti i njohur në këtë projekt duket se do të pasqyrojë dashurinë që ka për ish-partneren.

Ata siç shihet ruajnë raporte të mira me njëri-tjetrin, pavarësisht ndarjes që u bë vite më parë.

Stresi e ka thënë edhe nëpër intervista se ka respekt tejet të madh dhe vetëm mirënjohje për të. /Telegrafi/