Rep-artisti i njohur, Stresi, është ndër më të komentuarit në estradën shqiptare.

Ai kohë më parë ka paralajmëruar lansimin e albumit ‘Arkimed’’, nga i cili po publikon projekte me klipe.


Së fundmi, në një postim në rrjetin social Instagram, reperi ka bërë të ditur se shumë shpejtë do të sjell këngë të reja.

stresi 125266254 407382960636523 8982620052088905455 n (Foto: Instastory)

“Këngë të reja do të vijnë nga albumi ‘Arkimed’”, ka shkruar ai në mbishkrim.

Ndërkaq, “Per Veti” mbetet hiti i fundit, që erdhi në bashkëpunim mes tij, Finem dhe Solo.

stresi 81810415 197785868044437 2222407802963375085 n e1579724112854

Që vite më parë, Stresi ka rezultuar mjaft i suksesshëm, duke numëruar një numër të konsiderueshëm të admiruesve të muzikës së tij. /Telegrafi/