Reperi Arkimed Lushaj - Stresi, pas një kohe të gjatë ka mbajtur një koncert në qytetin e Tiranës.

Muajin e kaluar ai u lirua nga burgu, gjersa tani i është futur intensivisht punës për projektet e reja dhe mbrëmjet muzikore.


Në koncertin e fundit të mbajtur në Tiranë, Stresi i është rikthyer sërish konfliktit të dikurshëm me label-in OTR.

Teksa po performonte, ai në një moment është ndalur he u ka bërë 'diss' labl-it OTR.

Një video e publikuar nga fansat në rrjetin social Instagram shfaq këtë moment, i cili ka ndezur edhe më shumë fansat e tij.

Stresi dhe labeli OTR kanë qenë në rivalitet që nga debutimi i tyre në muzikën rap. /Telegrafi/