LAJMI I FUNDIT:

Strategjia Kombëtare e Diasporës, Rama: Shërbime cilësore për shqiptarët jashtë atdheut

Strategjia Kombëtare e Diasporës, Rama: Shërbime cilësore për shqiptarët jashtë atdheut

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nënvizoi sot se aktualisht ka një strategji kombëtare për diasporën, ndërsa kujtoi se kur mori detyrën kishte një shkretëtirë në marrëdhëniet mes shtetit dhe diasporës.

Kryeministri Rama mori pjesë në takimin vjetor të Këshillit Koordinues të Diasporës, ku vlerësoi se është hapur një kapitull i ri edhe në marrëdhënien mes Shqipërisë si vend amë dhe diasporës së hershme dhe asaj të re.

“Programi ynë qeverisës i këtij mandati që po shkon drejt përfundimit ka një pjesë të veçantë që i kushtohet diasporës. Një kalim i shpejtë i asaj çka është bërë në bazë të atij programi tregon se është hedhur një bazë mbi të cilën ka shumë akoma për të ndërtuar”, tha Rama.


Kryeministri kujtoi se kur morën detyrën kishte një shkretëtirë në marrëdhëniet mes shtetit dhe diasporës.

“Kjo në aspektin e një ngrehine institucionale që të mundësonte një marrëdhënie të kanalizuar përmes institucioneve në funksion të mbështetjes së shqiptarëve jashtë atdheut, por edhe në funksion të mundësimit të shumë shërbimeve për të cilat ata kanë nevojë dhe të cilave shteti duhet t’i japë cilësinë e nevojshme”, tha Rama.

Kryeministri tha se pikënisja nga ku u ndërmor ky rrugëtim ishte dëshpëruese edhe për faktin e thjeshtë se distanca mes shtetit dhe qytetarëve jashtë vendit ishte shumë e madhe.

“Ne ndërtuam një proces, një strategji dhe sot jemi në kushtet kur funksionojmë me një strategji kombëtare të diasporës. Jemi në kushtet kur kemi koordinator shtetëror për diasporën që ndjekin sektorë dhe fusha të ndryshme. Jemi në kushtet kur kemi një organizim që merr pamjen e vetë më kuptimplotë në këtë tryezë ku diaspora përfaqësohet përmes një Këshilli Kombëtar i cili përbëhet nga një mozaik që mbulon edhe nga pikëpamja territoriale nevojën për të pasur në këtë organ të lartë zërin e komuniteteve të ndryshme sipas shpërndarjes gjeografike të diasporës”, tha Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush abstenoi, kush votoi dhe kush mungoi në votim për Albulena Haxhiun?

Kush abstenoi, kush votoi dhe kush mungoi në votim për Albulena Haxhiun?

Lajme
Gazetarët bojkotojnë kryeministrin në detyrë Albin Kurti, lëshojnë mikrofonat dhe kamerat në tokë

Gazetarët bojkotojnë kryeministrin në detyrë Albin Kurti, lëshojnë mikrofonat dhe kamerat në tokë

Lajme
Dy skenarët e mundshëm sipas Meliza Haradinaj pas dështimit të seancës konstituive

Dy skenarët e mundshëm sipas Meliza Haradinaj pas dështimit të seancës konstituive

Lajme
Basha thotë se Prokuroria Speciale do të duhej ta intervistonte Haradinajn për shkak të deklaratave se kryeministri është njeri i Serbisë

Basha thotë se Prokuroria Speciale do të duhej ta intervistonte Haradinajn për shkak të deklaratave se kryeministri është njeri i Serbisë

Lajme

"I mbyllet përfundimisht restoranti "Grej" në veri: Kujt ia transferoi bizneset milionëshe kryekrimineli Milan Radoiçiq?

Lajme

"Konfliktuoze, monstrum politik, terroriste politike", Haxhiu thotë se po përballet me gjuhë denigruese gjatë kandidimit për kryeparlamentare

Lajme
Kalo në kategori