Strategjia e re e energjisë, Azemi i LDK-së kritikon Qeverinë: Mungesë e vizionit e ide koha e të cilave ka mbaruar

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës sot në një konferencë për media ka folur për Strategjinë për Energjinë 2022-2031, derisa theksoi se dokumenti më me rëndësi për zhvillim të vendit është hartuar në kuadër të një procesi krejtësisht jo transparent dhe jo gjithëpërfshirës.
Ai tha se Kosova në të gjitha krizat energjetike gjatë dy viteve të fundit është futur pa pasur strategji të aprovuar dhe ide se si t’i menaxhojë këto kriza të cilat rezultuan me rritje të çmimit të energjisë elektrike.
“Kjo strategji u vonua me muaj të tërë dhe u harrua tërësisht, ndërsa dje u kalua me urgjencë në Kuvend.
Kjo qartazi po bëhet për të mbuluar dështimin e këtij dokumenti strategjik dhe ballafaqimit me problemin kryesor, atë të uljes së konsumit të energjisë elektrike që përdoret për ngrohje gjatë muajve të dimrit. Dhe jo vetëm…”, tha Azemi.
Sipas tij, edhe pse në dokument konstaton saktë që sektori i ngrohjes konsumon më shumë energji se çdo sektor tjetër i sistemit elektroenergjetik të Kosovës, fatkeqësisht, kjo strategji nuk e adreson këtë si çështje dhe kjo nuk reflekton në programet e propozuara nga kjo qeveri.
“Në këtë dokument thuhet se ngrohja do të trajtohet në kuadër të strategjisë për ngrohje.
Paramendojeni, strategji e energjisë që nuk trajton problemin kryesor të konstatuar në vet dokumentin. Kjo është njëjtë sikurse kur një mjek diagnostikon sëmundjen, por terapinë e ofruar e ka për diçka krejt tjetër! Pra, nuk mund të ketë strategji të mirëfilltë të energjisë nëse problemi kryesor me energji e që është energjia termike trajtohet ndaras strategjisë për energji.
Bashkimi Evropian dhe SHBA në kuadër të tranzicionit prej djegies së lëndëve fosile deri në një koncept komplet të gjelbër janë duke e përdorur gazin.
Pra, gazi është gjerësisht i njohur si mjet tranzicioni drejt dekarbonizimit të sektorit të energjisë, për shkak të dendësisë së lartë të energjisë, dhe ndikimit të vogël në mjedis. Të njëjtën alternativë e kanë ofruar edhe për shtetin tonë dhe kjo duhet shqyrtuar me seriozitet nëse dëshirojmë të krijojmë stabilitet në furnizim dhe siguri energjetike”, tha anëtari i LDK-së.
Sipas tij, gazin duhet parë si një mjet tranzicioni për prodhim të energjisë elektrike dhe gjithsesi edhe si mundësi për të ndërtuar ngrohtore qendrore në qytetet e mëdha të Kosovës.
Për Azemin, kjo do të ulte në masë të madhe kërkesën për ngrohje me energji elektrike dhe gazi natyror dhe shtrirja e gazifikimit nëpër qendrat kryesore industriale do të krijonte potencial të madh për investime me prioritet të lartë jo vetëm ekonomik, por edhe strategjik.
“Së treti, gazi do të mund të mbulonte edhe krijimin e më shumë kapaciteteve balancuese posaçërisht atyre reverzibile (pump storage) dhe nxitjen e krijimit të kapaciteteve të rezervës terciare nëse do të parashikohej me strategji.
Sa i përket ruajtjes së energjisë, strategjia parashikon një sasi për balancim të rrjetit dhe për forma të ruajtjes së energjisë (energy storage) prej vetëm 200 milion euro e që është shumë jashtëzakonisht e vogël dhe e pamjaftueshme për balancimin e rrjetit elektro-energjetik në të ardhmen dhe është nevojë urgjente që ky kapacitet balancues të rritet”, tha Azemi.
Anëtari i LDK-së theksoi më tej se në vend që strategjia të propozojë zgjidhje afatgjate për këtë sektor dhe t’i jap kahe zhvillimit të Kosovës drejt energjisë së ripërtëritshme, kjo qeveri vendosë të vazhdojë varësinë e furnizimit vetëm në thëngjill, pikërisht tani, në kohën kur thëngjilli po bëhet çdo ditë e më pak i pranueshëm në botë.
“Duhet të bëhet e qartë se termocentralet e thëngjillit nuk mund të jenë konkurruese me burimet e ripërtëritshme të energjisë nëse vendoset një taksë e karbonit.
Dhe për fund, kjo strategji nuk trajton avancimin e skemave për konsumatorët vetëprodhues, as zhvillimin e mekanizmave për transport të qëndrueshëm, e as mënyrat se si të ecet përpara në mënyrë konkurruese me të ardhmen.
Në vend që të decentralizohet më shumë prodhimi i energjisë dhe të përshpejtohet tranzicioni energjetik në vend, këta kanë centralizuar e karbonizuar. Në vend të së ardhmes, këta shohin të kaluarën dhe propagandojnë zgjidhje e ide koha e të cilave ka mbaruar”, u shpreh Azemi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës